E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mirepret mbeshtetjen e Berishes per paketen

Amendamenti per ndryshimet kushtetuese te propozuara nga PS, lidhur me reformen zgjedhore mori dje zyrtarisht mbeshtetjen e kampit blu. Nje qendrim i tille eshte mirepritur dhe nga selia roze, ku eksponente te saj vleresuan se nje mbeshtetje e tille shpreh qarte se propozimet dhe qendrimet e PS-se, lidhur me reformat e konkretisht per reformen zgjedhore, jane ne rrugen e duhur. Ne kete menyre, pas diskutimeve ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, paketa e propozimeve te PS-se, per reformen zgjedhore, pritet te kaloje me pas ne seance per t'i miratuar ndryshimet kushtetuese mbi kete ceshtje. Nderkohe qe me mbeshtetjen e dhene dje per kete pakete, kryetari i PD-se, njekohesisht Kryeminister, Sali Berisha, qartesoi me tej faktin se tashme votat jane me se te garantuara per miratimin e amendimeve kushtetuese te kerkuara nga socialistet. Fakt i cili qe bere publik dy dite me pare nga vete PS, e cila deklaroi se bashku me votat e saj dhe PSD do te votoje pro ketij drafti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›