E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Faturat, KESH po vjedh qytetaret

Partia Socialiste kerkoi nga Enti Rregullator i Energjise zbatimin e perpikte te vendimeve te tij. Nje kerkese e tille erdhi dje nga nensekretari i Programit ne PS, Ilir Beqja, i cili gjate nje komunikimi me mediat beri publik faktin se gjate muajit mars qytetaret shqiptare jane vjedhur ne menyre masive nga Korporata Elektroenergjetike. Bazuar ne faturime konkrete, te cilat per muajin mars jane bere per 36 dite, Beqja u shpreh se "cmimet e reja te energjise elektrike kane filluar te zbatohen jo sipas vendimit te ERE, qe nga data 1 mars 2008, por nga gjysma e pare e shkurtit 2008". Sipas tij, nisur nga keto fatura, periudha e faturimit nuk eshte 30 dite, por 36 dite. "Pra, per cdo kilovat te konsumuar ne 6 ditet e fundit te periudhes se faturimit, KESH ka grabitur familjet shqiptare me 5 leke, ndersa administrata tatimore ka grabitur familjet shqiptare me 1 lek tatim mbi vleren e shtuar", theksoi Beqja. Per kete arsye, ne emer te PS-se, nensekretari socialist kerkoi qe "KESH te nderprese grabitjen e familjeve shqiptare. Gjithashtu, kerkojme qe qeveria shqiptare te nderprese cdolloj reforme te re te mundshme te cmimit te energjise, nese nuk siguron nje reformim te plote te KESH, perfundim sa me pare te instalimit te matesve, transparence te procesit te faturimit". Njekohesisht, ne vazhden e ketyre kerkesave, Beqja shtoi se "Enti Rregullator i Energjise te garantoje zbatimin e perpikte te vendimeve te tij dhe jo si deri me sot te perkedhele KESH, te shtyje afate apo te vendose gjoba simbolike. Po keshtu kerkojme sot qe institucioni i Prokurorise te filloje kryesisht hetimin e kesaj vjedhjeje shteterore".

O.Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›