E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: PS, mbeshtetese e pakteve antikushtetuese me Berishen

"Lidershipet e PD dhe PS duhet ta harrojne se mund t'u hedhin hi syve shqiptareve dhe partnereve nderkombetare me cerek reformat bipartizane thellesisht te deshtuara e pa permbajtje qe ata po ndermarrin". Ky ka qene paralajmerimi i ardhur dje nga Levizja Socialiste per Integrim, lidhur me diskutimet me te fundit mes partive politike per reformen zgjedhore. Sekretari i Pergjithshem i kesaj partie, Petrit Vasili, ne vijim te paralajmerimeve te ardhura nga LSI, ne adrese te dy partive te medha politike, vleresoi se "paralajmerojme publikisht ideatoret e zgjedhjeve te majit te 1996, si dhe ata qe ideuan, zbatuan dhe perfituan nga Dushku i madh dhe i vogel pergjegjesite e prishjes se procesit zgjedhor do te jene edhe shume te renda, per arsye te sajimit te nje reforme zgjedhore okulte bipartizane dhe jashte institucioneve, aq me shume sot qe Shqiperia eshte ftuar te behet pjese e NATO-s". Nderkohe qe, LSI akuzoi serish PS-ne se po behet pale me PD, duke kontribuar ne shkaterrimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Per kete arsye, Vasili vuri ne dukje se "LSI shpreh keqardhjen e thelle qe PS eshte bere mbeshtetese e hapur e kompromiseve antikushtetuese dhe jashte institucioneve me Berishen, duke riperseritur proceset bipartizane qe kane shkaterruar zgjedhjet dhe imazhin e Shqiperise dhe qe vonuan kaq shume edhe marrjen e fteses ne NATO". Sipas tij, LSI do te mbeshtese vetem procese te verteta dhe do t'u kundervihet e demaskoje ne cdo komune e bashki, si dhe ne cdo seli te partnereve nderkombetare cdo shperdorim qe behet ne dem te Shqiperise. O.Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›