E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ndryshoi 6 herë përbërjen e qeverisë

Kryeministri Berisha brenda katër vjetëve e ndryshoi 6 herë përbërjen e qeverisë së tij. Ndryshimi i parë erdhi pas zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit, ku u larguan nga qeveria Aldo Bumçi, Bujar Leskaj dhe Maksim Cikuli. Ndryshimi i radhës erdhi nga dorëheqja e parevokueshme e Besnik Mustafajt nga Ministria e Jashtme. Largimi i radhës nga qeveria ishte i Ilir Rusmalit, çka e detyroi Kryeministrin Berisha të ndryshojë për herë të tretë qeverinë. Ndryshimi numër katër largoi Fatmir Mediun dhe solli Gazmend Oketën në qeveri. Hyrja sërish e republikanëve duke u përfaqësuar me Anila Godon, duket se ishte ndryshimi i pestë dhe i fundit i kabinetit qeveritar për mandatin e parë qeverisës. Por skandali seksual në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve solli largimin e Ylli Pangos dhe futjen e Ardian Turkut në qeverinë "Berisha".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›