INTERVISTA/ Flet ish-kryenegociatori Ahtisari: Beogradi nuk mund ta minojë pavarësinë
Ish-kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, i sugjeroi Bashkimit Europian që të mos e pranojë Serbinë në radhët e saj, para se ky vend ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ahtisari e paralajmëron Serbinë se nuk guxon ta minojë pavarësinë e Kosovës.
"Bashkimi Europian nuk guxon të importojë edhe probleme të tilla, ashtu siç ka bërë me rastin e Qipros apo si në rastin e Sllovenisë e Kroacisë", ka thënë nobelisti finlandez, në një intervistë për gazetën vieneze "Presse".
Ahtisari ka theksuar se Bashkimi Europian duhet të hapë njësoj portat për anëtarësim, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi në të kundërt ky organizëm do të humbë besimin. Ish-presidenti i Finlandës, i cili udhëhoqi negociatat për statusin e Kosovës, shprehet i bindur se Kosova do t‘ia dalë në rrugën e saj edhe pa tutorizmin e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa ka bërë thirrje për investime në shtetin i ri.
"Ajo që duhet bërë është kthimi i zhvillimit ekonomik dhe investimet në prioritet shtetëror. Tashmë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e kanë pranuar Kosovën dhe do të investojnë atje, ndërsa shpresoj se rrugën e tyre do ta ndjekin edhe institucione financiare europiane", është shprehur ish-kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.
Ai sugjeron që para së gjithash duhen krijuar vende punë për të rinjtë, ndryshe ata do të bien viktima në kurthin e kriminalitetit. Puna duhet kryer edhe në reformimin dhe ndërtimin e administratës. Sa i përket problemit etnik, serbët dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk do të bëhen kurrë anëtarë të Bashkimit Europian, nëse nuk merren vesh të jetojnë në paqe pranë njëri-tjetrit, ka theksuar Ahtisari, në intervistën e botuar dje për "Presse".