E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 10 vitesh KFOR largohet nga kampi në Mitrovicë

KFOR-i është larguar dje nga një kamp i improvizuar, në një objekt kulture afër bregut jugor të lumit Ibër në qendër të qytetit, si rezultat i stabilizimit të situatës atje. Komandanti i Task-Forcës Shumëkombëshe Veri (TFSHV), gjenerali francez, Patrik Ribairol, i ka dorëzuar dje kryetarit të komunës, Bajram Rexhepi, objektin e qendrës së kulturës "Rexhep Mitrovica", ku ishin vendosur ushtarët e KFOR-it që prej përfundimit të luftës. "KFOR-i është në këtë objekt prej 10 vitesh dhe tani ka ardhur koha për ta liruar, pasi siguria në Mitrovicë dhe Kosovë është përmirësuar dukshëm", tha gjenerali Ribairol, i cituar nga zyra e shtypit e komunës. "Ushtarët tanë do të patrullojnë më këmbë dhe me automjete, por nuk do të stacionohen këtu", ka shtuar ai. Gjenerali francez tha se TFSHV-ja se do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e zonës ku ai vepron, përfshirë banorët e lagjes "Kroi i Vitakut", të cilët dëshirojnë të kthehen në pronat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›