Berisha në 4 vite do të mbillen 20 milionë rrënjë ullinj
Projekti i ullirit, i ndërmarrë nga kryeministri Berisha do të vazhdojë të jetë projekti më i rëndësishëm i këtij mandati qeverisës. Kryeministri ka rikonfirmuar këtë vendim gjatë mbledhjes së Task Forcës për ullirin duke deklaruar se gjatë 4 viteve në vijim do të mbillen 20 milionë rrënjë ullinj në vend. Berisha ka siguruar mbështetjen e qeverisë për të gjitha strukturat që merren me zbatimin e këtij projekti dhe u kërkoi atyre që të gjejnë skemat e duhura për nxitjen e mbjelljes së ullinjve dhe realizimit me sukses të plotë të projektit ambicioz.
Ministri i Bujqësisë z. Genc Ruli, bëri me dije se mbështetja e dhënë për vitin 2009 për mbjelljen e ullishteve të reja ka qenë shumë efektive, ndërkohë që kërkesat për mbjellje të reja kanë qenë 2 herë më të larta se në vitin 2008. Gjatë vitit 2009, për sektorin e ullirit janë dhënë 104 milionë lekë, nga 1.1 miliard lekë të dhëna në total për subvencionimin në bujqësi.
Një pikë tjetër e diskutuar në takim ishte edhe nevoja për ndërhyrjet në rrjetin e rrugëve që bëjnë të mundur konkretizimin e projektit të ullinjve në çdo territor të vendit.