Berisha ne Ballsh. inaguron rrugen premton investime

Qeveria shqiptare do të vazhdojë zbatimin e projekteve të saj të mëdha për të urbanizuar fshatrat dhe komunat e vendit,për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm të tyre. Kryeminstri Sali Berisha në inaugurimin e rrugës Ballsh- Aranitas, e cila lidh qytetin me qendrën e komunës ka theksuar zhvillimin që sjell pas ndërtimi i një rruge , sidomos në zonat bujqësore të cilat i ndihmon për nxjerrjen e prodhimeve ne treg.
“Ne do të ndërtojmë rrugë dhe infrastrukturën moderne në çdo komunë dhe qark të këtij rrethi, të qarkut të Fierit dhe të mbarë shqipërisë.Këto 4 vite qeveria do të financojë çdo projekt që ju me këshillin e komunës do të miratoni për të ndryshuar jetën e banorëve të kësaj komune, sikundër ju bëj thirrje që në këtë partneritet të shkëlqyer që do të vendosë qeveria qendrore me atë vendore të bëheni promotor kryesor të projekteve të mëdha kombëtare.Le të vazhdojmë për të bërë sa më parë realitet ëndërren më të bukur të secilit prej nesh, ëndrrën më të bukur të fëmijëve tanë, “Shqipëria vend i zhvilluar”, Shqipëria vend i begatë”- u shpreh Berisha.
Rruga Ballsh- Aranitas ka një gjatësi prej rreth 7 km, gjerësi 6 metra dhe rindërtimi i saj u bë falë një fondi prej 134 milion lekësh.Nga kjo rrugë përfitojnë 6 mijë banorë të fshatrave te komunave Aranitas dhe Selishtë.
Aleksandër Nushi