E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Berat: Rama bëri një gabim historik duke bllokuar integrimin, ndëshkojeni me votë

Gazeta Shqip

berisha en beratKryeministri Sali Berisha ishte sot në Berat, ku mori pjesë në inaugurimin e qendrës së Komunës Lumas. Në fjalën e tij me këtë rast kryeministri premtoi se çdo nismë dhe sipërmarrje nga ana e fermerëve të këtij vendi do të ketë mbështetjen qeverisë së tij dhe asaj që do të drejtojë pas 23 qershorit.

Berisha akuzoi kreun e PS, Edi Rama se me bllokimin që i bëri integrimit të vendit në BE bëri një gabim historik, duke i privuar shqiptarët nga miliona euro investime në të gritha fushat dhe u bëri thirrje banorëve që ta ndëshkojnë me votë më 23 qershor.

Ai që duke marrë peng statusin privoi fermerët shqiptarë nga investimet në ura, rrugë kanalizime, nga krijimi i viteve të punës

Ai bëri një gabim historik. 23 qershori po vjen. Së bashku do të votojmë për të parë vendin tonë në BE, që fermerët shqiptarë të përfitojnë ndihma shumë të mëdha, që të rinjtë shqiptarë të shkollohen në shkollat më të mira, tha Berisha.

30 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Berisha në Berat: Rama bëri një gabim historik duke bllokuar integrimin, ndëshkojeni me votë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›