Amnistia, 1 % taksa e regjistrimit të pronës
24/03/2011 Qeveria miraton amnisti të gjerë fiskale. Kryeministri kërkon mbështetjen e opozitës në vota
Falen taksat, tatimet dhe gjobat. Nisma do të jetë e vlefshme deri më 31 dhjetor të këtij viti
Regjistrimi i biznesit të vogël, të pronës, zhdoganimi i automjeteve, taksat, tatimet apo gjobat e papaguara do të amnistohen nga qeveria shqiptare. Në këtë mënyrë, për regjistrimin e pronës qytetari do të paguajë jo më 10 %, por 1 %; mund të legalizojë paratë kundrejt një tarife prej 3 për qind të shumës; biznesi i vogël i paregjistruar mund të regjistrohet duke paguar një tarifë prej 3 për qind; kompanive u jepet mundësia të bëjnë paraqitjen e plotë të pasurive të tyre në bilance kundrejt një tarife 6 për qind; shtetasve që deri në 31 dhjetor 2010 kanë futur automjete në territorin doganor të Shqipërisë dhe nuk kanë paguar detyrimet ndaj administratës doganore, nëse paguajnë 50 % të principalit të detyrimit ndaj kësaj administrate, u falen pjesa tjetër e principalit së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat. Amnistia do të jetë e vlefshme deri më 31 dhjetor të vitit 2011. Projekti u prezantua i detajuar dje nga kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë, ku ky i fundit kërkoi mbështetjen e opozitës për ta votuar këtë projekt. “Falen të gjitha taksat e tatimet e papaguara, gjobat dhe interesat. Pra, nga data 31 dhjetor 2010 e para çdo detyrim është i amnistuar. Amnistohet biznesi i vogël i paregjistruar, i cili regjistrohet dhe paguan tarifën prej 3 për qind. Falen sigurimet shoqërore për të punësuarit dhe të vetëpunësuarit, gjobat e vendosura para datës 31 dhjetor 2010 dhe paguan tarifën 3 për qind. Falen kompanitë me bilance jo të përshtatshme. U jepet mundësia të bëjnë paraqitjen e plotë të pasurive të tyre në bilance kundrejt një tarife 6 për qind. Krijohet mundësia e vetëdeklarimeve të të gjitha pasurive për biznesin”, - theksoi Berisha në fjalën e tij. Ai risqaroi se amnistia nuk përfshin pasuritë me origjinë nga krimi e trafiqet, si dhe pasuritë e krijuara nga zyrtarë apo ish zyrtarë, që janë të fshehura. Nëse ligji do të marrë mbështetjen e cilësuar të ligjvënësve, qeveria garanton po me këtë projekt ruajtjen e konfidencialitetit të plotë të të amnistuarve dhe pasurive të amnistuara. Në rast se opozita nuk do të mbështesë projektin e amnistinë, i cili sipas Kushtetutës kërkon 84 vota, qeveria do të operojë me faljen, e cila nuk ka spektrin e gjerë që përfshin amnistia. “Gjatë hartimit të ligjit janë respektuar sugjerimet e biznesit të vogël, biznesit të mesëm, biznesit të madh, sugjerimet e qytetarëve. Ndaj uroj që opozita ta votojë së bashku me ne. Në rast se ajo do të ndjekë praktikën e derisotme, zoti ministër i Financave, në Parlament do të procedohet me faljen dhe secili do të nxjerrë konkluzionin e tij. Falja është më e ngushtë dhe prej saj përfitojnë kryesisht dhe tërësisht biznesi i vogël, përfitojnë qytetarët, përjashtohet biznesi i madh në disa aspekte”, - tha Berisha.
Paratë
“Përfituesit kryesorë të këtij ligji janë qytetarët shqiptarë, të cilët do të kenë mundësi të legalizojnë të gjitha paratë e tyre, kudo që i kanë të vendosura, kundrejt një tarife prej 3 për qind të shumës. Kjo tarifë është shumë më e vogël sesa interesi në lekë që japin bankat për depozitimet bankare. Në këtë rast është adoptuar tarifa më e ulët që është përdorur ndonjëherë në një ligj amnistie.”
Pronat dhe gjobat
“Të gjitha pronat e paluajtshme të paregjistruara do të mund të regjistrohen në vlerën e tyre të vërtetë dhe të mos paguajnë tarifën e sotme që është 10 për qind. Pas rivlerësimit, i cili është penguar për arsye të ndryshme dhe një ndër to taksat në burim, ata do të paguajnë tani gjithsej 1 për qind. Falen të gjitha taksat e tatimet e papaguara, gjobat dhe interesat nga data 31 dhjetor 2010 e para”.
Ftesa
“Ftoj edhe një herë opozitën që të votojë këtë ligj, si një dëshmi e vullnetit për të shfrytëzuar pushtetin që ka në interesin më të mirë të vendit. E ftoj që, në rast se ka vërejtje e sugjerime, të amendojë këtë ligj. Ky ligj është në interes kryekëput të qytetarit, të biznesit dhe jo të buxhetit të shtetit, ndaj gjykoj se opozita nuk ka asnjë arsye që të mos e votojë këtë ligj, duke qenë se është ligj i vonuar.”
Qeveria vendos kompensimin e taksës së biznesit të vogël te njësitë vendore
Kasat e taksimetrat, Bashkisë së Tiranës i akordohen 96,5 milionë lekë
Ashtu siç kishte premtuar pak muaj më parë, qeveria vendosi dje të kompensojë taksën e biznesit të vogël të përdorur për rimbursimin e pajisjeve fiskale dhe taksimetrave te njësitë e qeverisjes vendore, por vetëm për Bashkinë e Tiranës. Në këtë mënyrë, Këshilli i Ministrave i ka akorduar Bashkisë së Tiranës fondin prej 96 494 030 lekësh për kryerjen e kompensimit të vlerës së taksës së biznesit të vogël, të cilën e ka përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale dhe taksimetrave. Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës i Këshillit të Ministrave. “Dua të garantoj biznesin e vogël, taksistë dhe biznesin në tërësi se qeveria do të rimbursojë plotësisht dhe tërësisht pasaportën biometrike të biznesit të tyre. Vendosja e kasave përbën një hov të madh cilësor në drejtim të modernizimit dhe imazhit të vendit. Të mos harrojmë se ky vend vizitohet çdo vit nga mbi 3,5 milionë turistë dhe është gjëja më normale që ne të mos kemi dallim nga vende të tjera, aq më tepër që mungesa e tyre përbën një problem shumë serioz të gjithanshëm”, - tha kryeministri. Kreu i qeverisë sqaroi se për shkak të lojës që bëhet me taksistët dhe taksimetrat ky disbursim do ti kalojë qeverisë vendore të Tiranës, por disbursimi do të bëhet në një bashkëpunim të autoritetit qendror tatimor me autoritetin lokal. “Kjo në mënyrë që të mos mund të ketë asnjë lloj deformimi. Ligji i miratuar në Parlament për këtë çështje dhe që e kanë vlerësuar shumë bizneset, taksistët, sepse edhe ata janë një biznes i vogël me një rëndësi jetike për vendin, të përjashtohet çdo mundësi abuzimi ndaj tyre, se tani në largim zullumi bëhet më i madh. Ndaj dhe duhet të jemi shumë të vëmendshëm ndaj çdo lloj forme zullumi që mund të bjerë mbi biznesin e vogël në Tiranë”, - kërkoi kryeministri.
Procedura
Projektligji i qeverisë për amnistinë fiskale pas miratimit në Këshillin e Ministrave do të parashikohet nga mbledhja e radhës e Konferencës së Kryetarëve të futet në rendin e punimeve të Kuvendit. Fillimisht ai do të shqyrtohet në komisionet parlamentare, ku për nga natyra e projektit përgjegjësia e shqyrtimit i takon atij të Ekonomisë. Pas miratimit nga komisionet projekti i paraqitet për miratim Kuvendit të Shqipërisë. Ai cilësohet i miratuar nëse merr 3/5 e votave të deputetëve, ose 84 vota.