E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Bulqizë, në qytetin e minatorëve të vrarë prej krim-aferave qeveritare të kromit

Nga Kledian Lula

Edhe pse në çdo qytet e qendër banimi, Sali Berisha dhe pushteti i tij kanë bërë nga një zullum ose krim njerëzor, ai jo vetëm guxon e shkon në vendet e krimeve, por mban dhe fjalime mashtrimesh e premtimesh përpara banorëve. Siç ka dëshmuar në këto 20 vite, SALI ZULLUMI nuk ndihet as përgjegjës e as i penduar, as skuqet e as zverdhet për krimet ekonomike e njerëzore që ka kryer mbi këtë vend dhe mbi këtë popull. Me këtë fytyrë shollë, shkoi SALI KROMI edhe në Bulqizë, për të prezantuar kandidatin e tij për kryetar bashkie, beniaminin Roland Keta, të përzgjedhurin e vazhdimësisë së krimit të koncensioneve të kromit, në këtë qytet të shkatërruar po prej politikave të çqeverisjes SALI. Ata që kanë shkuar, ose të paktën që kanë kaluar në qytetin e Bulqizës, patjetër që rrënqethen dhe vënë duart në kokë, kur shikojnë e dëgjojnë se çfarë batërdie social-ekonomike ekziston. Dhe sipas politikave SALI, kjo gjendje do vazhdojë të jetë prezente në këtë qendër banimi, për aq kohë sa pushtetin vendor në Bulqizë ta ketë SALI RRUMPALLA. Ky qytet është kthyer në geto, mbasi pushteti SALI në Bulqizë nuk ka punuar për jetën e banorëve, por për llogaritë e veta bankare, që prej vitit 1992, kur SALIU u premtoi bulqizakëve jetesë me lugë floriri dhe ka kaq vite që po u jep varfëri, duke instaluar aferat e koncensioneve qeveritare korruptive e vrasëse të minatorëve, grave e fëmijëve, ët cilët gërmojnë me thonj për pak krom-bukë ditore.

Edhe pse salinjtë që kanë drejtuar Bulqizën në këto 20 vite, kanë patur në duar miliarda lek fonde, infrastruktura e qytetit ngjason me një grumbull banesash e rrugësh gërmadhë, ku prej kanaleve të ujërave të zeza e prej plehrave ndihet era e pushtetit SALI. E ndërsa qyteti e vuan deri me sëmundje e mungesë pune normale infrastrukturën e gërmadhë, kryeministri SALI vazhdon e mashtron bulqizakët për qytet modern e turistik!. E ndërsa SaALIU mashtron-premton për unaza, mjedise e qytet europian, pushteti i tij vendor e lokal e kanë lënë dhe e ka kthyer Bulqizën në pikë grumbullimi njerëzish pa asnjë të ardhme, të cilët shkon i mashtron përsëri. SALIU i aferave të pista të koncensioneve të kromit, shkoi në Bulqizë dhe deklaroi, se do ti japë për administrim, pushtetit vendor, rentën e kromit. Dakord o zoti SALI, po a të lejon mafia koncensionare e Genc Rulit, që organizon, komandon dhe shfrytëzon minierën e Bulqizës prej 20 vjetësh? Po a të lejon kryetari i bashkisë dhe bandat e kromit në Bulqizë që tu japësh pak lëmoshë minatorëve? Po a të lejojnë ata miqtë ortakë të djalit tënd tek Porti i Durrësit dhe matanë detit, që tu japësh rentën minatorëve, kur ke 6 vjet që këtë thelë të majme, ua ke dhënë si bakshish atyre? Pse nuk ua ke dhënë deri tani minatorëve, zoti SALI?

Ti SALI ZULLUMI u premtove minatorëve të Bulqizës së do tu ulësh moshën e pensionit e do tu rritësh pensionet. Po nuk të beson askush, madje të nxjerrin gjuhën nëpër sheshet ku reciton broçkulla e mashtrime, mbasi ti SALI, jo vetëm që nuk ua ul moshën e pensionit, por ua ke bërë atë 65 vjeç. Ti SALI, jo vetëm që nuk ua rrit pensionin, por u jep pension lëmoshë, madje 30% më të ulët se pensioni i një sanitareje. Ty SALI, jo vetëm që nuk të digjet barku për minatorët, për qytetin, për vuajtjet fizike dhe varfërinë e tyre, por ke 6 vjet që i nuk e dëgjon zërin e protestave të tyre për pensionet dhe mafien qeveritare të koncensioneve. Ke 6 vjet, që minatorët i shtron në dajak përpara kryeministrisë e bashkisë Bulqizë, kur ata protestojnë për të drejtën e punës, për pagat lëmoshë që u japin koncensionarët e pushtetit tënd, për shfrytëzimin barabar me kushtet pune skllevërish. Minatorët kanë vite që i kërkojnë edhe me përleshje fizike këto zgjidhje, të cilat ti SALI ua premton kur do tu vjedhësh pushtetin. Ti SALI, ashtu si në çdo rast krimi të pushtetit tënd të kriminalizuar, me fytyrë jagoje shkove edhe në Bulqizë e derdhe lot krokodili për 18 minatorët që kanë humbur jetën në galeritë minierës së kromit, duke e ditur që ata janë vrarë duke punuar si skllevër për të shtuar llogaritë bankare të pushtet-familjes tënde, që kontrollon koncensionet e kromit. Ti SALI, recitove dhimbjen tënde false përballë prindërve, grave e fëmijëve të atyre minatorëve viktima, të cilët pasi i mashtrove për jetë luksi, i vrave me punë e jetë mizerje, madje duke ua lënë edhe familjet pa asnjë kafshatë bukë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›