Si mund të rritet punësimi pa shpallur luftë tregtare
Tatimi mbi pasurinë e Kinës Prej shumë vitesh, zyrtarët e Uashingtonit kanë shprehur pakënaqësi lidhur me përpjekjet e Pekinit për të manipuluar monedhën e vet. Një mundësi për ta frenuar këtë praktikë është brenda rregullave ndërkombëtare dhe ka shumë të ngjarë të funksionojë: duke tatuar të ardhurat në aksionet kineze të aseteve financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Joseph Gagnon dhe Gary Hufbauer (Foreign Affairs) Për pjesën dërrmuese të dekadës së kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar, janë lutur dhe kanë kërcënuar Kinën të ndryshojë praktikat përçarëse të monedhës së vet, që artificialisht ul çmimet e eksporteve kineze dhe mallrat e huaja të shitura në Kinë janë më të shtrenjta. Sot, në mes të molisjes ekonomike të tejzgjatur, bashkë me deficitin tregtar në rritje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe papunësisë në rritje, presioni legjislativ është përsëri në rritje duke ngritur hendeqe tregtare kundër mallrave kineze. Që nga qershori i vitit 2010, Kina ka lejuar që monedha e vet të rritet rreth 5% kundrejt dollarit. Por nuk ka pasur asnjë ngadalësim në shitjet manipuluese të aseteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë të kuptohet që monedha kineze mbetet thellësisht e nënvlerësuar, gjithsesi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta marrin seriozisht kërcënimin që vjen prej Kinës. Vendosja e një Dialogu Ekonomik Strategjik Kinë-Amerikë shpresohet se do të sigurojë një mundësi të natyrshme. Por çfarë veprimi duhet të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndaluar këtë sjellje të dëmshme? Masat e vogla tregtare nuk kanë për të lënë ndonjë gjurmë në deficitin tregtar apo në përqindjen e fenomenit të papunësisë. Masat e rëndësishme tregtare si tarifa apo kuota kundër të gjitha mallrave të eksportit kinez, ka mundësi të quhen të paligjshme nga Organizata Botërore e Tregtisë dhe mund të provokojnë shpagimin kinez kundër eksportuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për më tepër, një luftë tregtare përmes Paqësorit mund të krijonte shumë shpejt interesa të mëdha midis industrisë amerikane dhe kineze, duke i bërë masat e shpagimit të vështira për t’u shtendosur. Për këto arsye, nuk është aspak e habitshme që politikëbërësit amerikanë kanë ngurruar të shpallin një luftë tregtare me Kinën; zyrtarët në Pekin e kuptojnë mirë këtë ngurrim dhe në përputhje me rrethanat, i kanë parë kërcënimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si bllofe. Një mënyrë më produktive do të ishte të viheshin taksa mbi manipulimin e monedhës kineze dhe jo për eksportet. Me qëllim që të vlerësohet monedha kineze kundrejt dollarit, Kina rrit vlerën duke blerë dollarin nga asetet e emërtuara financiare, kryesisht kartmonedha të Thesarit Amerikan. Për t’iu kundërvënë këtij veprimi të Kinës, qeveria amerikane duhet të tatojë të ardhurat nga aksionet kineze të aseteve financiare amerikane. P.sh. Thesari Amerikan duhet të refuzojë taksat në interesat e paguara prej Kinës. Për çdo 10 bilionë dollarë të Thesarit detyrimi i interesit të paguar për Bankën Popullore të Kinës (banka qendrore), Thesari Amerikan duhet të përfshijë 30% ose 3 bilionë dollarë në taksa. Tatimi mbi asetet kineze padyshim që do të kishin rezultat dhe liderët kinezë nuk do të kishin mundësi të hakmerreshin. Një taksë e tillë lejohet prej normave ndërkombëtare dhe nuk ka për ta ndryshuar tregun ndërkombëtar, edhe pse do të kërkojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndjekin procedurat e duhura në mendimin apo në anulimin e marrëveshjes për taksat me Kinën. Për të vendosur taksën në janar të vitit që vjen 2012, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i duhet të shpërndajnë lajmërimin në Kinë që në korrik të vitit 2011 me synimin për t’i hequr vizë marrëveshjes. Administrata e Obamës duhet të bëjë thirrje për këtë mundësi në takimet me zyrtarët kinezë muajin tjetër. Për më tepër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ruajnë aftësinë për të vendosur sanksionet tregtare, nëse Kina i drejtohet ujdisë së padrejtë të eksportuesve amerikanë, siç është tarifa arbitrare. Kongresi do të planifikojë legjislacionin që lejon taksën, kështu që ka për t’u zbatuar tek asetet e ndonjë vendi që manipulon monedhën e vet. Duke taksuar veprimet skrupuloze që ndikojnë te normat e kursit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kësisoj nxisin Kinën dhe manipulatorë të tjerë që të marrin parasysh vlerat e monedhës së tyre, që reflektojnë në treg. Vlera e taksës duhet të fillojë në normën e parashikuar me statut për 30%. Ndërkaq, qeveria amerikane do të shijonte të ardhura vjetore prej disa bilionë dollarësh që do të sillte uljen e deficitit buxhetor dhe këto burime të ardhurash do të rriteshin deri në dhjetë bilionë në vit, në një kohë që norma e interesit do të kthehej në nivele normale me kalimin e kohës, veçanërisht nëse Uashingtoni do të rriste normën e taksës. Një përfitim i rëndësishëm i këtij përafrimi është se mund të shkatërrojë mitin e krijuar në Kinë, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dëshirojnë. Shumë qytetarë të zakonshëm kinezë nuk e lidhin politikën e tanishme të Kinës me vlerën e aseteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të vërtetë, këto blerje janë mekanizma me të cilat Kina subvencionon eksportet e veta ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i zhvlerëson eksportet e saj me Kinën. Investimet e tatuara të Kinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shumë të ngjarë që të sjellin përkrahje publike brenda Kinës, për të ndaluar blerjet manipuluese të Thesarit Amerikan nga Banka Popullore. Për shkak se normat e interesit në Kinë janë më të larta se ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qeveria kineze është duke humbur para. Shumë kinezë të klasit të mesëm ndihen të dëshpëruar që qeveria e tyre po subvencionon hua te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një kohë që ka shumë huamarrës vullnetarë në Kinë. Është bërë e qartë që blerjet kineze të aseteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë aspak të mirëpritura. Nëse Kina do të ndalonte së manipuluari monedhën e vet, dollari do të përkeqësohej kundrejt monedhës kineze, duke shtuar eksportet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duke sjellë rritjen ekonomike. William Cline, një profesor në Institutin Peterson të Ekonomisë Ndërkombëtare vlerëson se një rritje e vlerës prej 20% të monedhës kineze do të ulte deficitin amerikan nga 50 bilionë dollarë dhe 125 bilionë dollarë, me një rritje korresponduese nga 300,000 – 750,000 njësi. Rigjenerimi më i shpejtë ekonomik do të avanconte normën me të cilën Rezerva Federale do të lejojë një kthim te një vlerë më e lartë e interesit, por ndikimi fillestar mbi normat e interesit ka shumë të ngjarë të jetë i vogël. Ai mundet të funksionojnë këto mekanizma? Teksa proceset administrative dhe ato legale drejtohen tek taksat e paparashikuara, autoritetet kineze do të gjejnë kohë të ndryshojnë me përparësi praktikat për monedhën e vet. Kongresi amerikan duhet të përmirësojë Kodin e Brendshëm të të Ardhurave vjetore që sigurojnë taksën e lirë të të ardhurave që rrjedhin nga asetet financiare të realizuara nga qeveria kineze. Ky amendament do të lejojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të imponojnë një taksë të përcaktuar nga Departamenti i Thesarit, për aq kohë sa do të vazhdojë manipulimi i monedhës së Kinës. Nëse manipulues të tjerë të monedhës, siç janë Singapori dhe Tajvani nuk e përthithin siç duhet mësimin, marrëveshjet e tyre bilaterale lidhur me taksat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të anulohen, po ashtu edhe amendamenti në fjalë. Falë viteve të eksperiencës në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimet terroriste që përfshin shuma më të vogla sesa trilionë dollarët, që Kina ka investuar në asetet financiare amerikane, Departamenti i Thesarit amerikan nuk duhet ta ketë problem të bjerë në gjurmë dhe të identifikojë ndonjë përpjekje evazioni. Historia e gjatë e politikave të investimeve dhe plani i kësaj shkalle, si dhe klima për investime të huaja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zor se ka për t’u provuar. Në të vërtetë, zyrtarët kinezë dhe të tjerë manipulues të monedhës mund të ndryshojnë praktikat e tyre të dëmshme, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë përmes mekanizmash, për aq kohë sa imponohet taksa e mbajtur. Në fund të fundit, një taksë e tillë do të kishte 2 avantazhe të rëndësishme mbi masat e tjera që janë propozuar për t’i thënë stop manipulimit të monedhës: nuk ka për të shkelur ligjet ndërkombëtare dhe ka për të funksionuar më së miri. Përktheu Rudina Dahri
...