E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në "CNN": BE, projekti kryesor për Shqipërinë

Kryeminsitri Sali Berisha në një intervistë të dhënë për CNN, ka deklaruar se pavarësisht krizës që ka Europa, Shqipëria synon përfshirjen në grupin e Euros. “Unë qëndroj në pritje dhe Bashkimi Europian është dhe do të mbetet projekti kryesor për vendin time. Dhe ne do të bëjmë më të mirën për të arritur, atë që na është kërkuar për stadartet dhe normat, për t`i përmbushur ato, dhe konsideroj atë një procces të merituar”, u shpreh kryeministri.
 

Sipas tij, është e vërtetë që ekziston një krizë e rrezikshme, por në këtë drejtim shefi i qeverisë shqiptare shprehu besimin e thellë se vendet europiane kanë fuqinë, për ta tejkaluar atë.
 

“Dhe Shqipëria nuk ka arsye, për të ngadalësuar përjekjet për shkak të kësaj krize. Unë besoj se euro pavarësisht krizës së momentit, do të rezistojë dhe do të cilësohet si një nga trashigimitë më të medha të Europës në të gjithë kohërat”, theksoi ndër të tjera ai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›