NATO, 450 talebanë të vrarë në Afganistan

Rreth 450 luftëtarë talebanë, kanë mbetur të vrarë në operacione të ndryshme, në pjesën lindore të Afganistanit, gjatë katër muajve të fundit. Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë (ISAF) në Afganistan, e udhëhequr nga NATO-ja, thuhet se rreth 300 luftëtarë të tjerë armiqësor, janë arrestuar.
Operacionet e dy muajve të fundit ishin të fokusuara në provincat e trazuara kufitare Khost, Paktia, Nuristan dhe Paktika. Operacione kishte edhe në vendin Vardak, në perëndim të kryeqytetit Kabul. Në këtë hapësirë, kohëve të fundit është vërejtur rritje e sulmeve nga kryengritësit.