E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, plagoset me armë zjarri një 36-vjeçar

Është plagosur me dy plumba Indrit Dule, nga Arapaj. Sipas policisë ai ka marrë plagë të lehtë në kokë dhe një plumb në ije.

Policia ende nuk ka asnjë të akuzuar apo të arrestuar për këtë krim. Dule, 36 vjeç, është dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

36-vjeçari njihet si persona me precedent, pasi në vitin 2008 ka qëlluar me kaçavidë një punonjës policie ndërsa kishte qenë edhe më parë i dënuar.

Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›