E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Çikago, pas kthimit nis punën për Presidentin

Samiti zhvillohet gjatë ditës së sotme dhe gjatë së hënës dhe menjëherë, kreu i qeverisë shqiptare pritet të kthehet në atdhe, ku do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Berisha pritet të mbledhë për herë të parë kryesinë e re të Partisë Demokratike nga ku do të dalë edhe emri për kandidatin për kreun e Shtetit.

 Ndryshe, dita e parë e Samitit të Çikagos, do të hapet nga sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Andres Fogh Rassmusen. Gjatë këtij sesioni do të përkujtohen ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës gjatë operacioneve të Aleancës. Në sesionet në vijim kryeministri Berisha bashkë me liderët e tjerë të vendeve anëtare të Aleancës do të marrë pjesë në punimet e takimeve dedikuar Afganistanit dhe zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të Aleancës.

Ky është një ndër samitet më të mëdha në historinë e Aleancës, duke qenë se së bashku me aleatët, organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere të ftuara, numri i vendeve pjesëmarrëse arrin në 60. Përveç të tjerash, organizimi i këtij Samiti në SHBA-të, është një mënyrë për të përcjellë mesazhin simbolik të rëndësisë që ka lidhja trans-atlantike e SHBA-ve me Evropën, dhe veçanërisht me NATO-n.  Gjatë punimeve të këtij samiti është parashikuar edhe një takim i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, me katër vendet që aspirojnë të anëtarësohen në NATO (Bosnje Hercegovina, Gjeorgjia, Mali i Zi dhe Maqedonia). /Start/

                                                                                             2012-05-20 10:00
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›