E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Davos, vlerëson përpjekjet e daljes nga kriza

Kryeministri Berisha vlerëson punimet në Forumin ekonomik botëror që po mbahet në Davos dhe përpjekjet për të gjetur rrugën për të dalë nga kriza financiare. Në ditën e dytë të këtij Forumi, kreu i qeverisë Berisha ka patur një sër takimesh. 

ZVICËR- I pranishëm në Forumin Ekonomik Botërorë në Davos të Zvicrës në ditën e dytë të punimeve kryeministri i vendis Sali Berisha, vlerësoi përpjekjet e çdo vendi për gjetjen e rrygëve për të dalë nga kriza financiare që janë duke përjetuar tregjet botërore. Kryeministri tha se po zhvillojnë diskutime për të gjitha aspektet e krizës, ndërsa vlerësoi se ka një qëndrim të përbashkët se kjo krizë kërkon një përballje të hapur.

“Unë sapo dola nga sesioni ku ishte Presidenti Klinton, i cili parashtroi se nga kriza dilet duke ndihmuar njëri-tjetrin. Ka një sintonim në qëndrimin se kjo krizë kërkon një përballje të hapur. Është e domosdoshme që programi i presidentit Obama të mbështetet nga vendet e tjera duke blerë bonot e thesarit me interesin e tyre më të mirë që Amerika të rrisë kapacitete e saj importuese”, tha kryeministri Berisha.

Gjatë ditës së dytë të punimeve të Forumit Ekonomik Botërorë në Davos, kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar takim me ish presidentin amerikan Bill Klinton, takim në të cilin u rikonfirmua vizita e pritshme në Shqipëri. Një takim i frytshëm ësahtë vlerësuar edhe ai me homologun turk Taip Erdogan, ku theksi është vënë në problemet e gazit. Kryeministri Erdogan ka premtuar se do të përdoren të gjitha mundësitë që gazskellësi të kalojë nëpër Shqipëri.
Kreu i ekzekutivit shqiptarë ka pasur takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të FAO-s Jacques Diouf, të cili Berisha e ka cilësuar si një mik të vjetër të tij, por edhe të Shqupërosë. Po kaq i frytshëm është vlerësuar nga kabineti i Këshillit të Ministrave edhe takimi me zonjën Penny Pritzker, shefe e financës gjatë fushatës së presidentit Obama dhe shefe ekzekutive e një kompanie të madhe në fushën e hoteleve dhe turizmit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›