Banda e Durrësit, kërkon shpejtim procesi

Organi i akuzës i ka kërkuar trupit gjykues që seancat për bandën e Durrësit të zhvillohen tre herë në javë. Kjo kërkesë ka ardhur për shkak të mungesës së vazhdueshme të avokatëve. Mungesa e Sokol Hazizit që përfaqeson Indrit Taullain, dhe mungesa e dy avokatëve të tjerë ka qënë pengese për të vazhduar normalisht këtë seancë. Taullai nuk ka parnuar që të vazhdohet seanca pa praninë e avokatit të tij, duke kërkuar që të shtyhet seanca për radhën tjetër. Prokurorët e çështjes janë shprehur se as këtë radhë nuk shpëtuam dot nga broshurat e avokatëve të cilët mundohen të justifikojnë mungesën e tyre , duke penguar gjykimin e bandës së Durrësit. Organi i akuzes është shprehur se janë 40-të seanca të njëpasnjeshme të cilat janë shtyrë , dhe më duket se kjo bëhët me qëllim nga avokatët.Në këtë mënyrë prokurori ka kërkuar që seancat të zhvillohet tre herë në javë,e cila është kundërshtuar nga avokatët pasi nuk kanë mundësi të marrin pjesë tre herë në javë në këtë gjyq. Ndërkohë prokurori ka kërkuar zëvendësimin e avokates Vjollca Bustina , kërkesë e cila është pranuar nga trupi gjykues. Avokatët janë revoltuar duke u shprehur se nëse zevendesohen avokatët do të vazhdojne shtyrjet e seancave, në pafundësi. Mbrojtaja i ka cilësuar të turpshme raportet e prokurorisë që dërgon në mënyrë tinzare pranë Dhomës së Avokatisë.