“Biberaj” Sondazhi në BW, 70% kundër shkarkimit
Në rubrikën e sondazhit në BalkanWeb ku për disa ditë ka qëndruar online pyetja: "A duhet që Biberaj të largohet nga kreu i delegacionit shqiptar në KE?", shumica e votuesve janë shprehur kundër largimit të tij. Gjithsej deri ditën e sotme kanë votuar 2 773 votues
TIRANE-Lexuesit e agjencisë së lajmeve prestigjioze BalkanËeb janë shprehur kundër shkarkimit të Aleksanër Biberajt si kryetar i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Në rubrikën e sondazhit në BalkanWeb ku për disa ditë ka qëndruar online pyetja: "A duhet që Biberaj të largohet nga kreu i delegacionit shqiptar në KE?", 70 për qind e votuesve janë shprehur kundër largimit të tij, dhe 30 për qind pro. Gjithsej deri ditën e sotme kanë votuar 2 773 votues nga të cilët 1 730 i janë përgjigjur “Jo” pyetjes së sondazhit dhe 743 i kanë thënë “Po” atij.
Cështja Biberaj ka qënë cështja me e debatuar ditët e fundit në spektrin politik. Edhe mazhoranca është shprehur e përcarë rreth vendimit më të fundit të Kryetares së Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli.
Por zonja Topalli tha se ky vendim ishte marrë për shkak 'të shkeljeve të rënda financiare në udhëtimet që zoti Biberaj ka bërë në mënyrë të paautorizuar, në emër të Kuvendit dhe që nuk kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e rregullt të delegacionit në seancat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës'.
Këto akuza janë hedhur poshtë nga zoti Biberaj si të pavërteta. Ai e ka akuzuar zonjën Topalli se ka ndërmarrë veprime arbitrare pa pyetur institucionet parlamentare, duke shkelur rëndë demokracinë.
Ngjarja është vlerësuar si e papreçedentë nga disa segmente të maxhorancës dhe opozitës.
Ndërkohë cështja e shkarkimit të Biberajt vuri në dilemë kredencialet e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme Parlamentare të Këshillit Europian.
Sondazhi i BalkanWeb konfirmoi me një mazhorancë të theksuar se edhe opinioni publik e ka perceptuar heqjen e Biberajt si të padrejte.
(d.b/BalkanWeb)