Nën hetim drejtoresha e qendrës së fëmijëve të ngujuar, dyshohet për abuzime me fondet

>Liljana Luani deklaroi pak ditë më parë mbylljen e qendrës për shkak të mungesës së fondeve
Kryetarja e Shoqatës së Trajtimit të Fëmijëve në Ngujim e në Gjakmarrje në qytetin e Poliçanit, Liljana Luani, duket se tashmë pas shumë polemikave të hedhura në lidhje me përdorimin e fondeve, do të jetë nën hetim nga organi përkatës i akuzës. Pasi drejtoi këtë qendër për mëse dy vite dhe deklaroi ditët e fundit mbylljen e saj si rezultat i mungesës së fondeve për mbajtjen e fëmijëve, aktiviteti i Liljana Luanit do të kalojë nën sitën e prokurorisë. Burime zyrtare nga ky organ pohuan se do të jetë Prokuroria e Rrethit të Beratit që më në fund duket se do të hedhë dritë mbi zbardhjen e tymnajave të deri tanishëm të aktivitetit dhe menaxhimin e fondeve të akorduara në drejtim të kësaj qendre. Po të njëjtat burime pranë organit të akuzës në qytetin e Beratit bëjnë me dije se çështja e veprimtarisë së qendrës së fëmijëve ne ngujim e në gjakmarrje nuk është e panjohur për këtë organ. Prej më se dy vitesh në dosjet e prokurorisë së këtij rrethi ndodhet dhe çështja e aktivitetit të qendrës të fëmijëve në gjakmarrje dhe menaxhimi i fondeve të saj. Burime të besueshme të gazetës brenda organit përkatës të akuzës bëjnë me dije se hetimi ndaj drejtuesve të qendrës së trajtimit të fëmijëve në ngujim e në gjakmarrje nisi pas denoncimit nga vetë drejtuesja, Liljana Luani. Kjo e fundit, më 18.12. 2007 denoncoi në prokurorinë e rrethit drejtuesit e pushtetit vendor, Bashkisë Poliçan për bllokim të fondeve dhe pengim të mbarëvajtjes së punës në këtë qendër. Pas mbërritjes së denoncimit në këtë organ, hetimet mësohet se janë shtrirë në tre drejtime duke nisur nga burimi i fondeve dhe deri tek shpenzimi i tyre, ministri, bashki dhe shoqatë. Pikërisht për këtë problem, pas ngjarjeve të ditëve të fundit sipas burimeve të organit të akuzës janë intensifikuar hetimet në lidhje me aktivitetin e qendrës, mënyrën e shpenzimeve të fondeve dhe transparencën e plotë të tyre. Kështu, sipas të njëjtave burime saktësohet se në sitë do të kalojnë të gjitha dokumentacionet e hyrjeve dhe daljeve që kanë të bëjnë me fondet për aktivitetin e qendrës. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se në mjaft raste ka shkelje të abuzimit me fondet. Ditët e fundit, nga qendra e trajtimit të fëmijëve në gjakmarrje u larguan thuajse të gjithë fëmijët, të cilët u morën nga prindërit pas mosmarrëveshjes së kryetares Luani me Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, nga ku u emërua një drejtues tjetër, nën varësinë e kësaj ministrie. Po të njëjtat burime nga qendra pohojnë se nëse do të disponohen dokumente në qendrën e fëmijëve dhe nëse ato do ti kërkojë organi i akuzës, drejtoria e qendrës do të jetë e gatshme për ti vënë në dispozicion të gjitha dokumentet përkatëse që tregojnë aktivitetin e qendrës. Nga ana tjetër, disa ditë më parë, kryetarja e shoqatës Luani, pohoi se janë personeli shërbyes i kësaj qendre që kanë punuar me shumë se 18 muaj pa marrë asnjë ditë rrogën. Ndërsa ende qendrës i duhet të mbyllin llogaritë për transporte të ndryshme që ka bërë qendra për aktivitetet e saj. Gjithsesi, për të gjitha këto probleme, organi i prokurorisë bën me dije se do të shtrijë hetimet në detaj për të zbardhur aktivitetin e kësaj qendre që deri tani për shume personalitetet që kanë lidhje me këtë qendër, u duken të mistershme.
Qendra është e hapur për fëmijët
Burime pranë qendrës të trajnimit të fëmijëve në ngujim nga gjakmarrja dhe ne nevojë pohojnë se qendra do të vazhdojë të mbetet e hapur për të pritur këtë kategori fëmijësh. Ndërsa për të gjitha problemet që kanë qenë shqetësim ditët e fundit në qendrën e fëmijëve në trajnim të ngujuar nga gjakmarrja dhe në nevojë për dy ditë rresht kanë inspektuar nga afër qendrën në fjalë vetë drejtori i punëve dhe çështjeve sociale të ministrisë së punëve dhe çështjeve sociale, Mihal Naço, drejtor i përgjithshëm i shërbimeve, Gëzim Tushi, drejtor i standardeve sociale si dhe shefi i shërbimeve, Zeqir Mustafaj. Specialistët e ardhur enkas nga dikasteri i Punës dhe Çështjeve Sociale kanë takuar drejtuesin e ri të emëruar nga po ky dikaster, Nëntor Spahiun dhe kanë shkëmbyer mendime mbi ecurinë e mëtejshme të qendrës. Drejtori i standardeve të shërbimeve sociale, Gëzim Tushi pohon se kjo qendër do të jetë me standarde bashkëkohore ku do të grupohen fëmijë, të cilët do të përzgjidhen pasi të kenë plotësuar të gjitha kriteret e kontrolluar nga një komision me të prirur për tu pranuar në këtë qendër do të jenë fëmijë që kanë vërtet probleme madhore si ajo e gjakmarrjes që janë edhe të ngujuar dhe që vërtetësia e këtij probleme do të jetë me dosje përkatëse nga organet kompetente, gjë e cila nuk përjashton fëmijë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë nëse do të ketë të tillë. Ndërsa ndryshe nga më parë, qendra do të ketë një staf të specializuar ku do të kujdesën për këtë kategori fëmijësh, staf i cili do të ketë mësues, psikolog, personel shëndetësor. Po kështu, qendra do të ketë një fond të veçantë që për momentin është caktuar prej 33 milion lekësh.
**********************************************************
Biblioteka publike në Sarandë, strehë në bodrumin e gjimnazit
Para më shumë se 20 vjetësh, rrethi i Sarandës, përmes bibliotekës së vet, Bilal Xhaferri, vlerësohej nga autoritet e atëhershme të sistemit të arsimit dhe kulturës, si rrethi me numrin më të lartë të lexuesve të librit për frymë, duke merituar konsideratën dhe vlerësimin për dashurinë e banorëve për librin. Ky vlerësim, falë bibliotekës së pasur me libra të çfarëdollojshëm për punën e punonjësve të librit plot pasion e krijimtari në punën e tyre metodike e shkencore në drejtim të përhapjes, promocionit dhe veprimtarive të larmishme me librin. Nuk ka banor të mos njihte e të sillej me respekt me atë që e krijoi e rriti dhe e pasuroi shtëpinë e librit, e ktheu atë në shtëpinë e qytetarëve skllav të tij. Nuk mund të mos kujtosh kur bie fjala për këtë pasuri të rrallë Afërditën, Aleksandrën, Valentinën e Zahon, të cilët treguan aftësitë e veçanta për të manaxhuar vlerat që afronte shtëpia ku ata punonin. Veprimtaritë me librin ishin kthyer në një ritual të përhershëm që injektonin tek lexuesit e të gjitha moshave dashurinë, respektin e mirënjohjen për çfarë libri transmetonte përmes faqeve të tij. Biblioteka në këto vite dhe më vonë numëronte veç periodikut një pasuri të rrallë që u zhduk për një natë, natën e tmerrshme të 2 marsit 1997. Më 2 mars, duke u gdhirë 3 marsi që shënoi rrënimin e shtetit, flaka përpiu komisariatin e policisë, prokurorinë, gjykatën, bankat, spitalin, postën ....dhe hetuesinë. Djegia dhe bastisja përfshiu repartet ushtarake, ku u rrëmbyen armët dhe municionet, por një tel kabëll plastik që lidhte hetuesinë me bibliotekën u bë shkak që flaka të përçohej nga institucionet e deformuara të shtetit në institucionet e dijes e kulturës. Pra, biblioteka, si në kohët më të errëta u përfshi nga flakët. Gjithçka kishte, 80 mijë ekzemplarët e librave, shtypi i rezervuar, i përditshëm dhe periodik, fondi rezervat me libra të rrallë, dorëshkrime dhurata të personaliteteve të ndryshme që kishin vizituar Sarandën në kohë të ndryshme, shkrime të hershme shqip e sa e sa të tjera, papritur u gjendën në pushtetin shkatërrues të flakëve. Çdo gjë u shkatërrua, u kthye në hi. Më pas nuk u bë asnjë përpjekje serioze për ta ngritur institucionin e djegur të dijes e të kulturës.
Më pas...
Pas 97 u ngritën njëra pas tjetrës godinat e shkatërruara të komisariatit ku u investuan miliona .. u ngrit gjykata ...bankat... spitali.... vetë bashkia ...por për bibliotekën nuk u kujtua kush. Kjo tingëllonte shumë e rëndë për banorët që e kishin mik, shok librin. Ata nuk folën para atyre që e dhunuan librin, por nuk folën edhe më vonë kur e burgosën atë. Fillimisht librat që po grumbulloheshin nga dhuruesit qytetar u futën në thasë të zinj në magazinën e bashkisë, por nuk zgjati shumë dhe thesin e librave një punonjës e degdisi në një bodrum.
Bodrumi-bibliotekë
Të interesuar për fatin e bibliotekës, të së bashku me një shok vendosëm ta kërkonim atë. Pasi pyetëm shumë qytetarë morëm në