Berisha në Dibër: Të evakuohen banorët e rrezikuar nga ortekët
DIBER - Në vijim të takimeve me Shtabet e Emergjencës që janë ngritur në qarqet e prekura nga reshjet e mëdha të dëborës, Kryeministri Berisha u takua sot me Shtabin e Emergjencës së qarkut të Dibrës.
Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, Berisha përgëzoi qeveritarët vendorë, firmat private që kanë vënë në dispozicion të shtabit të emergjencës mjetet e tyre për hapjen e rrugëve dhe vetë banorët, për përkushtimin për përballimin e kësaj situate të vështirë. Berisha theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave, me synimin e parë, më të madh, shpëtimin e jetëve njerëzore. Kryeministri u bëri sërish thirrje banorëve dhe qeveritarëve vendorë, për t’i kushtuar vëmendje të veçantë dy problemeve më serioze në këtë situatë: pastrimit të çative të shtëpive dhe ndërtesave publike dhe rrezikun nga ortekët. Lidhur me këtë të fundit, Kryeministri kërkoi evakuimin e banorëve nga zonat që njihen si zona me potencial për krijimin e ortekëve.
"Shqipëria është një vend malor, me lartësinë mesatare më të madhe në Europë. Për definicion, ne jemi zona malore, por një dimër si ky përbën një veçanti, pasi ka dekada që nuk është parë, ndërsa në kontekstin e lartësisë mesatare të vendit dhe të tërësisë së shtrirjes në vite, është një dimër ndër të tjerët.", tha kryeministri Berisha.
Ndërkohë Kryeministri Berisha zhvilloi sot edhe një takim me Shtabin e Emergjencës në Bulqizë, ku tha se bashkëpunimi midis autoriteteve vendore me qeverinë qendrore dhe strukturat e emergjencës, për përballimin e situatës, ka qenë i ngushtë dhe shumë i mirë, veçanërisht ka rezultuar shumë funksionale skema e aplikuar kryeplak-kryetar komune-shtabi lokal i emergjencës-shtabi qendror i emergjencës, edhe pse është vepruar në terrene shumë të vështira.
Kryeministri theksoi se emergjenca e krijuar nga kushtet e rënda atmosferike të këtij dimri ishte një provë e fortë, pasi në sajë të mobilizimit dhe përgjegjësisë së autoriteteve vendore dhe reagimit të qeverisë qendrore u arrit t’i jepet përgjigje e shpejtë situatës së krijuar, në radhë të parë, urgjencave shëndetësore dhe të nxirren nga bllokimi pjesa më e madhe e 106 komunave dhe bashkive të mbuluara nga bora.
"Unë besoj se ky dimër që vjen i tillë pas 27 viteve, ishte një provë e fortë. Brenda 2-3 ditësh u gjendën të mbuluara me sasi të mëdha bore rreth 106 komuna e bashki të vendit, me rreth 800 mijë banorë. Një situatë kjo e paparë prej tre dekadash. Por mobilizimi dhe ndjenja e përgjegjësisë e qeverive vendore, autoriteteve lokale, reagimi i qeverisë qendrore qenë të tilla, sa bënë të mundur që t’i përgjigjemi me shpejtësi asaj. Në qoftë se në Europë ky dimër ka regjistruar 560 viktima, në Shqipëri ka regjistruar një viktimë dhe ajo në spital, ku u soll pasi u gjet në majën e Oplas. Gjatë kësaj periudhe, janë ndihmuar një numër i madh qytetarësh në emergjencë shëndetësore, si nëna të reja për lindje apo për të dalë jashtë rrezikut. Një ndër to është urgjenca e Ostrenit"- tha Kryeministri.
(er.nu/BalkanWeb)