E Diel, 1 Nëntor 2026

Të vrarët nga regjimi komunist, familjarët ndezin qirinj në Qesarakë

TIRANE - Zona e Qesarakës është kthyer në një vend pelegrinazhi për të gjithë ata që ende nuk i kanë gjetur trupat e te afërmve të tyre të vrarë nga regjimi komunist.

Në vendin ku 2 vjet më parë u zbulua një varr masiv, të afërmit kanë ndezur qirinj në pamundësi për të pasur një varr ku të nderojnë kujtimin e familjarëve të tyre.

Kërkesa e vetme e tyre është të identifikohen 12 trupat e gjetur në Qesarakë 2 vjet me parë, një proces të cilin morgu nuk ka mundur ta realizojë.

Sipas të dhënave të të burgosurve politikë, 2 dekada pas rënies se komunizmit janë ende 6 mijë persona të zhdukur për të cilët familjaret nuk dinë asgjë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›