E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Dibër: Vitin e ardhshëm do shtohet fondi për rrugët

DIBER - Gjatë takimeve të zhvilluara me Shtabet e Emergjencave në qarkun e Dibrës, kryeministri Berisha ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të ketë një shtim të fondit për mirëmbajtjen e rrugëve.

Shefi i qeverisë ka kërkuar evakuimin e të gjithë banorëve nga zonat me rrezik potencial për rënie të orteqeve. Sipas Berishës, nga ky dimër i vështirë duhet nxjerrë një mësim.

“Unë besoj se ky dimër që vjen pas 28 viteve ishte një provë e fortë, sepse brenda 2-3 ditësh u gjetën të mbuluara me sasi të mëdha bore rreth 106 komuna dhe bashki të vendit. Një situatë që kishte 3 dekada e paparë. Falë punës së shkëlqyer unë gjej sot të gjitha qendrat e komunave të hapura.”- u shpreh kryeministri Berisha.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›