Emma Marrone triumfon në Sanremo
ROME - “Non e’ l’inferno” e këngëtares Emma Marrone është kënga fituese e festivalit të 62-të të këngës në Itali, Sanremo.
Ashtu siç ishte parashikuar, Emma ka triumfuar në teatrin Ariston, përballë 2 pretendenteve të tjera femra Noemi dhe Arisa.
“Jam shumë e lumtur që fitova përballë Noemit dhe Arisas, sepse janë dy artiste që i vlerësoj shumë.”-u shpreh Emma, e cila bëri të ditur se kënga i dedikohet kushëririt të saj Leandro, i cili ka humbur jetën në një aksident automobilistik një vit më parë.
Vendi i dytë i shkoi këngës “La notte”, e kënduar nga Arisa, ndërsa e treta u rëndit Noemi me “Sono solo parole”.
(er.nu/BalkanWeb)