E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, përmirësohet moti, MB: 22 komuna janë ende të bllokuara

TIRANË- Ndërprerja rënia e reshjeve të borës dhe rritja me disa gradë e temperaturave ka përmirësuar disi situatën e krijuar në veri dhe verilindje prej 19 ditësh. Përmirësimi i motit ka bërë që të hapen më shumë akse rrugore e tu vihet në ndihmë banorëve të bllokuar në komunat në veri.

PUKE
Megjithatë, në Pukë, bora vijon të mbajë të izoluar fshatrat Iballë, Blerim, Fierzë. Për sa i përket kalueshmërisë në rrugë, qarkullimi kryhet me vështirësi në aksin Pukë-Fushë Arrëz, ndërsa orteqet kanë vështirësuar punën për hapjen e akseve Q.Mali-Kukës Q.Mali-B.Curri.
DIBER
Edhe në Dibër vijojnë të mbeten të bllokuara komunat Trebisht, Ostreni, Lura dhe Kala e Dodës.
KUKES
Në Kukës situata duket se po shkon drejt përmirësimit edhe pse ka ende komuna të bllokuara si Shishtavec, Grykëçaj, Kalis, Arren. Akset rrugore që lidhin Kukësin me qytetet e tjera janë në gjithë të hapur, përvec aksit Kukës-Peshkopi. Edhe në Tropojë vijojnë të jenë të bllokuara komunat e Lekbibaj dhe Bujan.
Ndërkohë, ka vazhduar operacioni i ndihmës ndaj familjeve në nevojë. Kështu gjatë ditës së djeshme me helikopter ndihma ushqimore u janë dërguar banorëve të Dragobisë dhe banorëve të fshatit Gjonpapaj të komunës së Lekbibajt. Ndërsa me mjete të ushtrisë ndihmat ushqimore kanë mbërritur për banorët e komunës së Gjinajt të rrethit të Hasit dhe të komunës së Ujmishtit të rrethit të Kukësit. Po ashtu kanë vijuar opperacionet e emergjencës shëndetësore. Kështu gjatë ditës me helikopter janë transportuar drejt spitalit një djalë i ri i sëmurë nga fshati Pla, një grua shtatzënë nga Shishtaveci dhe një grua shtatzënë nga fshati Buzëmadhe.
SHKODER
Përmirësohet situata edhe në qarkun e Shkodrës. Me përjashtim të segmenteve Qafë Mali- Qafë Shllak dhe Qafë Mali-Fierzë të rrethit Pukë, të gjitha akset e tjera rrugore nacionale janë të kalueshme. Mësohet se vazhdojnë fluturimet përmes ajrit, duke i ardhur në ndihmë banorëve, qoftë me medikamente shëndetësore, si dhe me ndihma ushqimore.
Në vazhdim të këtyre operacioneve, gjatë 24 orëve të fundit, janë transportuar me helikopter një sasi medikamentesh në zonën e Dukagjinit, si dhe të Vermoshit. Një tjetër ndërhyrje nga helikopterët e forcave të ushtrisë, ka qënë në zonën e komunës së Shalës, ku është bërë i mundur evakuimi i dy punonjësve te Hidrocentralit të Ndërlyses, të cilët prej më shumë se dhjetë ditësh ishin të izoluar në godinën e tyre të hidrocentralit duke pasur problem kryesisht me ushqimet.
Po kështu, në bashkëpunim edhe me forcat të armatosura, të cilat kanë vënë në përdorim mjetet e tyre, po punohet për hapjen e akseve rrugore në komunën e thellë malore të Kelmendit në rrethin e Malësisë së Madhe, ato të zonës së Dukagjinit, Shalë, Pult, Shosh, Shllak, si dhe në komunat e rrethit Pukë, Iballë, Blerim, Qelëz dhe Fierzë.
KORCE
Në Korcë, raportohet se janë të bllokuara dy fshatra në Voskopojë, ndërsa kanë probleme me energjinë Lekasi, Çlirim, Dardhas, Novosel, Proger.
ELBASAN
Në Qarkun e Elbasanit është bërë mbrëmë e mundur hapja e rrugës që të con në komunën Stëblevë të Librazhdit, e bllokuar prej një muaji.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Korçë, bllokohen ndihmat në Lekas, gazetarët 9 orë në dëborë Sequi: BE ndihma për familjet e izoluara në veri Dibër, rrezik shembje për dhjetëra banesa Pukë, deputeti i PS: Banorët e izoluar kanë nevojë për ushqime

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›