Një milion ton diplomaci!
Në këtë çast, duart sa janë vënë mbi shpatë, por ende nuk janë nxjerrë nga milli, e ca më shumë të përplasen. Irani me gjasa është afër realizimit të bombës atomike, kjo falë edhe ndihmës dhe asistencës ruse. Gjithashtu disponon variantin islamik të raketave sovjetike SKUD, të përmirësuara dhe quajtura "Shahab", me reze 3 mijë kilometra. Vështirë të godasin ekstremin juglindor të NATO-s, por mbërrijnë në Izrael. Ndërkohë, nuk ka fakte se janë në gjendje që ta montojnë atomiken në kokat e raketave, proces që kërkon kohën e vet. Duket se ajatollahëve të Teheranit, nuk ju dridhet qerpiku, ndërsa mendojnë se kundërshtari i tyre amerikan, pas Irakut dhe stanjacionit në Afganistan, e prag fushate presidenciale nuk ka oreks për një luftë tjetër. Ndërkohë, kalkulojnë se në rast të një aksioni vetmitar të Izraelit, shteti hebre do vihet përballë zemërimit të botës islame dhe do justifikojë Iranin për përdorimin e arsenalit të tij bërthamor, qofshin këto edhe skorie radioaktive në mungesë të bombës. Bllokimi i ngushticës së Hormuzit, duket si shenjë force, por... dhe këtu mbarojnë argumentet në favor të Iranit dhe duhet parë ana tjetër e medaljes:
Irani është shteti me popullsinë më të madhe shiite, sekti që përfaqëson rreth 15 % të myslimanëve në botë. Armiqësia herë e ftohtë dhe herë e nxehtë me sektin tjetër suni të islamit, nuk është e thënë të përkthehet në simpati të myslimanëve ndaj një Irani të sulmuar. Historia ka treguar se Egjipti, Jordania e deri tek Arabia Saudite kanë bashkëpunuar më Izraelin kur ja u ka dashur puna. Pse mos ta bëjnë edhe këtë herë? Më mirë një Iran në turrën e druve, apo një fuqi bërthamore që nxit bashkësektarët e tij jashtë kufijve dhe kërcënon vazhdimisht emiratet dhe mbretëritë arabe të naftës? Dhe vetë shiitët nëpër botë, duke qenë një ndër sektet më të emancipuara të islamit, nuk është se e shikojnë me simpati Iranin e sotëm, veçanërisht teokracinë e tij, e cila vërtet është më liberale se shumë regjime suni, por është larg standardeve perëndimorë.
Në krahun tjetër, në rast rritje të rrezikut dhe kërcënimit, Izraeli nuk do ngurojë të godasë, dhe nuk ka ditë më të mirë për këtë. Egjipti është në udhëkryq dhe i duhen mbi 5 vjet të stabilizohet dhe jetë një kërcënim real për fqinjin hebre. Siria është në fermentim dhe ushtria i nevojitet Asadit për të ruajtur Damaskun nga kryengritësit, ndërsa Jordania është me gjak të ngrirë se mos vala arabe përplaset dhe mbi të. Hezbollahët nga jugu i Libanit apo Hamasi në rripin e Gazës, mund të jenë një bezdisje për makinën e luftës me yllin e Davidit, pasi në ditë normale është nën presionin e opinionit pacifist vendas. Por, një Izrael i egërsuar për mbijetesë është një grirëse mishi perfekte që mund t'i bluajë këta kundërshtarë të armatosur me mjete rudimentare, në pak ditë. Zjarri i islamit, nuk mjafton ndaj çelikut të Tzahalit.
Një gabim tjetër në përllogaritje i Teheranit është masa e zellit amerikan për luftën. Nëse vazhdojnë të logjikojnë sipas manualit të Bin Ladenit se, Amerika nuk e do luftën dhe nuk ka vullnetin për një përplasje tjetër, kjo do jetë e gabuar. Gjithë ato teknologji kushtuar ushtrisë, SHBA dhe perëndimi në përgjithësi nuk i kanë shpikur dhe investuar që një ditë të bukur një tufë imamësh t'ju kërcënojnë gjithë sistemin e tyre prodhues dhe social që është bazuar mbi hidrokarburet. Dhe këtë ta bëjë duke bllokuar ngushticën e Hormuzit nga kalon 40% e furnizimeve botërore me naftë, me disa barka dhuruar Shahut të Persisë nga amerikanët në vitet '60-'70 të shekullit të shkuar. Në një rast përplasje, llogaria më e gabuar e Teheranit është se SHBA, ashtu si në Irak dhe Afganistan do futet me trupa tokësore dhe do pushtojë vendin duke u zhytur kështu rishtas veten në një batak ushtarak dhe financiar. Por, vështirë se në këtë rast Amerika ka këtë strategji. Gjëja më normale, do jetë një raprezalje nga disa ditore deri në disa mujore, që do ta katandisin forcën ushtarake të Iranit në epokën e gurit. Pas kësaj, ajatollahët mund të vazhdojnë mbretërimin e tyre, mbi gërmadhat e një vendi shumë më të varfër se sot. Sa mund të jetë kostoja perëndimore për këtë? Diçka më shumë se stërvitja rutinë e avionëve gjuajtës bombardues të dislokuar në aeroplanmbajtëset dhe bazën e Bahrejnit. Si është raporti i forcave? Mjaft të citohet se SHBA ka 11 aeroplanmbajtëse, një më shumë se bota mbarë, me një kapacitet total mbi një milion ton zjarr e hekur, të cilat e bëjnë ushtrinë më të lëvizshme në historinë e planetit, për të kuptuar furinë dhe fuqinë e kolosit amerikan të cilit duan t'i dalin përpara. Pasi në këtë rast nuk bëhet fjalë më për një luftë asimetrike, ku adoleshentë të mbushur me dinamit hedhin veten në erë në mes të qytetit, por për përplasje të mirëfilltë ushtarake. Dhe në këtë pikë amerikanëve ka kohë që nuk ja u ha qeni shkopin.
A thua rruga e luftës është e pa kthim? Shoqëria iraniane nuk është aq e prapambetur sa shumë shtete të rajonit. Shoqëria civile e saj ka filizat e një rizgjimi, ka jetë akademike e shkencore, ashtu si edhe shenjat e një demokracie, pavarësisht se me ngjyra fetare. Aktualisht vetë regjimi është në fermentim të brendshëm. Lufta për pushtet dhe zotërimin e monopoleve ka sjellë krijimin dhe përplasjen e klaneve. Kasta politike sunduese, më shumë ka tiparet e kohës post staliniste, ku kërkohej bashkekzistenca paqësore se revolucioni permanent. Në vend të reformave politike, imamët mund të mendojnë një luftë si rrugëdalje për të shfryrë tensionet e brendshme dhe krizën ekonomike. Rastet në histori që nga Greqia e lashtë, Gjermania naziste dhe deri tek junta argjentinase e Galtierit janë plot. Rezultati ka qenë jo vetëm lodhja e shoqërisë, por edhe shkatërrimi i vendit dhe ndërrimi i sistemit. Mbase kjo rrugë, ajatollahëve ju duket shpëtim dhe mendojnë se kushtet kanë ndryshuar. Por, kështu i është dukur vetja më i zgjuar se paraardhësit çdo aventurier tjetër në kohëra të tjera, që më vonë ka përfunduar në ditë të zezë.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)