E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Ditën e Holokaustit: Apel për të dënuar çdo formë dhune e urrejtje

Share

Në Ditën e Holokaustit, kryeministri Sali Berisha me anë të një mesazhi ka nderuar viktimat e nazizmit. Ai tha se kjo ditë duhet të shërbejë si një apel kundër dhunës. Sot, kombet e lira në mbarë botën, në ditën e Holokaustit, nderojnë kujtimin e mbi 6 milionë viktimave me origjine hebre, fëmijë, djem, vajza, burra, gra, të moshuar që humbën jetën në racizmin dhe urrejtjen njerëzore të kryer nga nazistet gjatë luftës së Dytë Botërore. Kjo kasaphanë e makinerisë së përbindshme të shfarosjes në masë vetëm e vetëm për shkak të përkatësisë etnike e fetare është sot një apel i fuqishëm për të gjithë njerëzit në mbarë botën për të dënuar çdo formë dhune dhe urrejtje të racizmit dhe çdo origjinë tjetër, thuhet në deklaratën e Berishës.

Shqiptarët përkulen me respekt të thellë para kujtimit të viktimave të pafajshme të Holokaustit, por dhe me ndjenjën e mirënjohjes ndaj paraardhësve të tyre, të cilët bënë që kombi shqiptar jo vetëm të mos marrë pjesë në Holokaust, por përkundrazi Shqipëria u shndërrua në një strehë të sigurt për hebrenjtë që ndiqeshin nga bisha naziste dhe numri i tyre ishte më i madh në fund të luftës sesa në fillim të saj.
Kryeministri Berisha e komentoi qëndrimin e tij si një bazë solide të miqësisë e bashkëpunimit që bashkon Shqipërinë me Izraelin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›