E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama thërret të Urtët socialistë

Tiranë- Kryetari  i opozitës Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Këshillin e të Urtëve të Partisë Socialiste, strukturë kjo brenda PS-së e cila përshfin socialistët e hershëm si dhe themelues të kësaj force politike.

Pjesë e këtij këshilli janë ish-presidenti Mejdani, Sabit Brokaj, Pandeli Majko, Bashkim Zeneli, Maqo Lakrori, Gramoz Ruci, Arta Dade, Namik Dokle, Luan Hajdaraga dhe Ethem Ruka, ndersa siç mesohet Servet Pellumbi ka munguar për shkaqe shëndetësore.

Sipas burimeve të PS-së ky këshill do të mblidhet të paktën një herë në muaj për të disktuar çështjet më të rëndësishme që ka në fokus Partinë Socialiste. Kreu i kesaj partie, Edi Rama vlerëson bashkëpunim me këtë strukturë duke mos e lënë thjesht me një status honorifik, por për shkak të eksperiencës së anëtareve të saj do të këtë një funksion të rëndësishëm.

Pas takimit i cili zgjati përreth dy orë asnjë nga pjesëtarët në të nuk është prononcuar për mediat.Ndërkohë që Edi Rama pritet që nesër të udhëtojë drejt Preshevës ku do të promovojë librin e tij Kurban si dhe do të zhvillojë takime me intelektualë,të rinj e shkrimtare. Gjithashtu më pas pritet të ketë një diskutim edhe për çështje që shqetësojnë këtë zonë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. PS, Rama: Të largohen humbësit nga partia Tiranë- Gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste, kreu i saj Edi...
  2. Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Socialiste në Vlorë Kujtim Sulçe kryetar i Partisë Socialiste në Vlorë dha dorëheqjen...
  3. Homazhet, Rama në Twitter: Në bulevard, kush ndjen nevojën për drejtësi Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste Rama u ka ribërë thirrje...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›