E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Ditën e Verës: Sot, Elbasani është kryeqyteti i shqiptarëve

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur sot Elbasanin për të festuar Ditën e Verës.

Vizitën e parë, i shoqëruar edhe nga kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, bashkëshortja dhe dy mbesat e Tij, Berisha e realizoi në Panairin “Dita e Verës”.

“Kjo festë festohet në mbarë Shqipërinë, por ju e keni shpallur sot Elbasanin kryeqytet të vendit, pasi keni meritën e ruajtjes së kësaj tradite dhe feste pagane”, u shpreh Berisha gjatë vizitës së Tij në Panair.

Duke u ndalur tek biznesi elbasanas, kryeministri tha se “shpreh kënaqësinë për prodhimet e rrethit të Elbasanit, në të gjitha veprimtaritë e biznesit. Në këtë 100- vjetor të shtetit shqiptar , ne lëvizim të lirë drejt Europës, festojmë më mirë se kurrë dhe në këtë stuhi të fuqishme të krizës botërore, pasi Shqipëria vazhdon të ketë ekonomi të qendrueshme dhe rritje të prodhimeve të biznesit”.

Berisha premtoi se Qeveria do të bëjë gjithçka për mjedisin dhe klimën e biznesit dhe do të bëjë të gjitha përpjeket për të zgjeruar hapësirat ndaj tij.

“Pak javë na ndajnë nga dita e Tunelit që do të dalë në Tiranë, dhe në 14 Marsin e vitit tjetër Tirana do të festojë në Elbasan , Ditën e Verës, siguroi Berisha.

Ai premtoi gjithashtu se do të mbështesë bashkinë e Elbasanit, me qëllim që të gjitha kodrat e këtij qyteti të kthehen në parqe të bukur. Ndërsa i premtoi biznesit për mbështetje nga ana e Qeverisë , kryeministri Berisha i cilësoi ata promotorë të zhvillimit të vendit.

Më pas Kryeministri bëri një xhiro në bulevardin në qendër të qytetit, ku i uroi qytetarët për festën e tyre dhe të gjithë Shqipërisë, 14 Marsin.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Berisha në Elbasan

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›