Dita e Verës, festime ne rrethe të tjera në vend
TIRANE-Edhe pse festa pagane e Ditës së Verës kulmon me aktivitete të shumta ën Tiranë dhe Elbasan, nuk kanë mbetur pas rrethe të tjera në vedn që festojnë ardhjen e verës dhe largimin e dimrit.
GJIROKASTËR
Dita e Verës ka boshatisur qytetin e gurtë në jug të vendit, Gjirokastër, ku nxënës të shkollave, studentë të universitetit "Eqerem Çabej' dhe banorë të shumtë, ndryshe nga ditët e tjera të zakonëshme, kanë zgjedhur ta festojnë këtë ditë në ajrin e pastër dhe gjelbërimin që ofrojnë pikat turistike të qytetit.
Duke përfituar nga dita e bukur me diell, qytetarët e Gjirokastrës i janë drejtuar pikës turistike të Viroit, Kodrave të Kalasë së Shën Triadhës, Antigonesë, apo pikës turistike të Kërcullës.
Në këtë ditë feste, e cila së fundmi ka nisur të festohet jo vetëm në qytetin e saj të origjinës, Elbasan, por pothuajse në të gjithë vendin, në qytetin jugor, janë studentët e universitetit të Gjirokastrës ata që kanë ngritur siparin e festimeve.në pikën tursitke të Viroit.
Edhe në pikat e tjera të qytetit, ndryshe nga ditët e tjera, ka një numër jo të pakët të banorëve, të cilët janë mbledhur për të festuar së bashku, edhe pse masat e marra nga bashkia për këtë ditë janë të pakta.
Ndërkohë që në akset rrugore që të çojnë në pikat turistike, të pranishme janë uniformat blu dhe Policia bashkiake.
Festimet për ditën e Verës për një pjesë të gjirokastritëve kanë nisur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, për të vijuar deri në orët e parë të mëngjesit, në disa prej lokaleve të qytetit, ku të ftuar ishin disa nga këngëtarët më në zë të vendit.
VLORË
Qindra qytetarë vlonjatë u nisën mbrëmjen e të martës dhe mëngjesin e sotëm drejt Elbasanit, por edhe Tiranës, për të kaluar atje Ditën e Verës, ndërkohë që në Vlorë, ndoshta edhe për shkak të mungesës së traditës, nuk janë planifikuar veprimtari në përputhje me atmosferën e kësaj feste.
Përkundër kësaj, qytetarët kanë zgjedhur mënyrën e tyre për të kaluar këtë ditë, që tashmë ka hyrë në kalendarin e festave zyrtare. Shëtitjet në bregdet, në kushtet e një moti të ngrohtë dhe me diell, frekuentimi i bareve dhe restoranteve të shumta në këtë zonë të qytetit, është pamja e mëngjesit, por edhe e pritshme e ditës së sotme. Mjaft familje, sipas pronarëve të restoranteve, kanë zgjedhur për të konsumuar drekën në lokalet në zonën e Rradhimës, Orikumit, Llogorasë apo në fshatin Nartë.
Nga ana tjetër, simboli i Ditës së Verës, ballokumja, e përgatirur në ëmbëltoret e qytetit, është tërhequr dhe vazhdon të tërhiqet me shumicë nga qytetarët vlonjatë. Mjaft amvisa e përgatitën atë në banesat e tyre, ndërkohë që, të tjera preferojnë ta blejnë në ëmbëltore të tilla si "Elezaj", "Arjoli”, "Aleksandri", etj, ku dje dhe sot po tregtohen qindra ballokume, të përgatitura enkas për këtë festë
(d.b/BalkanWeb)