Statusi, Ambasadori danez: Dielli do vijë, por plotësoni 12 prioritetet
TIRANE-Festa pagane e Ditës së Verës po festohet sot edhe nga trupa diplomatike të akredituara në Shqipëri.
Ambasadori i Danimarkës Karsten Ankjær Jensen udhëtoi drejt Elbasanit ku u shoqërua në festime e ndryshme nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Festa nuk ndali ambasadorin për komente mbi politikën dhe integrimin e vendit. I pyetur nga mediat për situatën politike në vend, Jensen tha se integrimi eshte i mundshem, por kjo varet nga vullneti i politikes. Ambasadori danez theksoi se ai shpreson se Shqiperia do te marre statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
"Unë besoj se vera dhe dielli do të vijnë për Shqipërinë dhe besoj se do të vijnë edhe më shpejt nga sesa presin shqiparët. Sot të gjithë janë të fokusuar në kohën e keqe, por dielli do të vijë dhe arsyeja është sepse shqiptarët kanë gjithcka që të përparojnë. Është një shenjë e mirë që kryeministri dhe kreu i opozitës kanë zgjedhur për të festuar në Elbasan për ardhjen e verës dhe shpresojmë se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë. Janë 12 gjërat që duhen bërë dhe kjo nuk është e ngjashme me ngjitjen e lamit të Everestit. Do të ishte e mrekullueshme që Shqipëria me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë të mund të merrte statusin e vendit kandidat. Dhe është vetëm në dorë të politikanëve për të treguar se e kanë vullnetin e duhur për këtë gjë. Është në dorën tuaj nëse do të bëheshit vend kandidat për në BE dhe padyshim kjo është dicka e arritshme”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Imuniteti, Wollfarth: Palët të gjejnë zgjidhje në parlament