Imuniteti, Wollfarth: Palët të gjejnë zgjidhje në parlament
TIRANË - Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth reagoi sot në lidhje me debatin mbi heqjen e imuniteteve. Në një prononcim për mediat, ambasadori Wollfarth theksoi se për çështjen e imunitetit palët mund të gjejnë një zgjidhje të mirë në parlament.
"Jam i sigurt që bashkërisht mund të gjendet një zgjidhje e mirë në parlament. Kushtetuta nuk duhet prekur çdo ditë.", deklaroi Wollfarth.
Sipas ambasadorit, “imuniteti duhet të përdoret vetëm për t'u shërbyer njerëzve dhe për asgjë tjetër dhe duhet të ketë kufij.
I pyetur nëse klasa politike e ka gjetur tashmë rrugën e bashkëpunimit dhe nëse Shqipëria është afër statusit të vendit kandidat, ambasadori i OSBE-së tha se ky status është shumë më afër, por mbetet gjithashtu ende shumë punë për të bërë.
"Procesi i reformave duhet të vazhdojë, reforma zgjedhore, parlamentare dhe reforma në drejtësi, për të përmendur vetëm më të rëndësishmet. Unë sigurisht që uroj të ketë një rekomandim pozitiv, por në fund vendimi i takon Komisionit, i cili ia paraqet rekomandimin e tij shteteve anëtare të BE-së", - u shpreh Wollfarth.
(er.nu/BalkanWeb)