Myslym Pashaj ikën nga AK, jepdorëheqjen e parevokueshme
TIRANE - Numri dy i Aleancës Kuq e Zi, Myslym Pashaj ka dorëzuar sot në mesditë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të AK-së.
Koloneli, profesori i hartografisë, njeriu i cili mundi të ngrinte në këmbë Shqipërinë për të kuptuar se me paktin detar me Greqinë po i vidhej integriteti territorial, një prej themeluesve dhe një prej figurave më të shquara dhe më aktive të Aleancës Kuq e Zi konfirmoi për gazetaren e TV A1 REPORT dorëheqjen e parevokueshme.
“Sot në 12:00 dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga Sekretar i Përgjithshëm. Nuk kam rënë dakord për çështje parimore me kreun e AK”- konfirmoi në një lidhje telefonike TVA1 Report.
Pyetjes a do përfshihet në ndonjë parti tjetër politike Pashaj u përgjigj me “Jo”. Ai nuk pranoi të vërë në dispozicion të medias një kopje të dokumentit ku shpjegonte arsyet e dorëheqjes duke e argumentuar se është “dokument konfidencial mes meje dhe strukturave të AK”
Distancimi i Pashajt nga AK ndodhi pas dështimit të negociatave për koalicionet parazgjedhore dhe publikimit të listës për depute, ku Pashaj nuk figuronte në listë.
Dorëheqja e Myslym Pashajt është në vazhdën e largimeve të drejtuesve të rëndësishëm të kësaj partie por dhe të shkrirjes së strukturave në qytete të ndryshme, si Fier, Gjirokastër.
(sg/shqiptarja.com)