Gazeta Dita, një speciale për Kokëdhimën: Trazimi 2K
Çfarë po ndodh me Kokëdhimën. Pse shkaktoi kaq reaksion pikërisht ky emër krahas 139 të tjerëve A e ka kërcënuar Kokëdhima këto ditë Mero Bazen dhe si përgjigjet ky i fundit. Çfarë ndodhi në studion e TV Klan mes Fevziut dhe të ftuarit Kokëdhima, a u fye Mustafa Nano dhe pse Andrea Stefani është kundër këtij të fundit për këtë temë. Çfarë shkruajnë Kastriot Islami dhe Fatos Nano orët e fundit në Facebook
Në fakt PD e ka bërë tashmë refren. Njëherë Gerdi e më pas Gerda, njëherë Laura e pastaj Jorida nga podiumi i qeverisë, në podiumin e Bashkisë, dëgjon vetëm llomotitë e përhershme, por me shënjestër të re: Koço-Rama, Rama-Koço. Ashtu siç paralajmëronte disa ditë më parë Mero Baze, Berisha do ta bëj Koçon këngën e fushatës së tij elektorale.
Këngë apo vjershë, stretegjia e mbrojtjes së Kocos dhe strategjia e sulmit të Berishës përputhen plotësisht: Koço nxjerr si justifikim që e meriton emërimin deputet sepse është viktimë e qeverisë. Dhe aleatin më të fortë në këtë strategji, ka pikërisht Berishën. Ky po e sulmon parreshtur. Shumë shpejt do tu mbushë mendjen edhe të majtëve më të pezmatuar që Koçua është vërtet viktimë.
Mediat e djathta e kapën rastin që në ajër. I pari që e dha lajmin për prezencën e Kokëdhimës në listën e PS-së (ende pa u mbyllur mbledhja e kryesisë së PS-së) ishte ABC News i Frangajt. Të nesërmen të gjitha mediat pranë qeverisë nisën të kërkonin njëherazi numrin e telefonit të Kokëdhimës.
Ky i fundit, i etur me sa duket për një protagonizëm që kishte kohë që i mungonte, nuk mungoi në apel: Intervistë në Tv Klan, deklarime tutje-tëhu dhe replika flakë për flakë me kritikët. Dhe çuditërisht më ashpër me të gjithë, iu sul atyre që janë ikona të gazetarisë opozitare: Mero Bazes e Mustafa Nanos.
E ndërsa sulmonte këta të dy, përballë Adi Krastës nuk shprehu mëri, madje tha se kishte respekt për kryeministrin, si njeri dhe se nuk do të baltoste figurën e kundërshtarit të tij. Në studion e Fevziut më vonë, adaptoi termin që rrethi politik përdor për Berishën. Nuk i thoshte më Saliu si më parë, por Doktori.
Surpriza e listës Rama ishte kandidimi në ekipin e deputetëve të Vlorës e gurusë, klientit dhe njëkohësisht njeriut të pandashëm të tij: Koço Kokëdhimës. Me këtë vendim që e mbajti të fshehur gjer në minutën e fundit, Rama rriskon tu japë shumë kosto socialistëve, shkruante në Tema Andi Bushati. Vërtet? Nëse Berisha vazhdon e sulmon kësisoj, ka shumë gjasa që ta zhdukë këtë kosto. E bën me dashje apo pa dashje Berisha? Kjo është tjetër temë.
Mesazhi për Mero Bazen
Dy ditë më parë Mero Baze merr një email, në të cilin shkruhej: I dashur Mero, E lexova shkrimin tuaj dhe pavarësisht se sa i sofistikuar është mendimi jot, ti mbetesh po aq shpifës, i pavërtetë dhe keqdashës si Sali Berisha për mua. Tani nuk kam kohe, por pas 23 qershorit do ti kthehem diskutimit dhe shpjegimeve të hollësishme për mendimet e tua. Miqësisht, Koço Kokëdhima.
Botuesi i gazetës TemA, gazeta që mban rekordin e leximeve online, postoi pas këtij mesazhi një frazë ironizuese në Facebook: Më erdhi kërcënimi i parë nga pushteti i ri i pas 23 qershorit. Më pas, duke komentuar mesazhin e Kokëdhimës, Baze tha: E vetmja gjë pozitive qenka premtimi se: nuk ka kohë. Shpresoj se do të shkojë në Jug për fushatë. Shpresojmë të mos na bëhet simbol i opozitës para 23 qershorit, siç dëshiron Berisha.
Çfarë e shkaktoi pezmin e Kokëdhimës me Bazen? Një editorial i Bazes, ku ky shkruante ndër të tjera:
Ajo që unë kam me Kokëdhimën, por dhe me drejtuesit e fushatës së opozitës, është që të mos hyjnë në spiralen e lojës së Berishës, që debati publik të përqendrohet tek Kokëdhima. Kokëdhima është caktuar deputet i Delvinës dhe Bregut dhe bën mirë të niset nga Tirana në Qeparo, të ulet me patriotët e vet dhe të përpiqet tu mbledhë ndonjë votë për opozitën atje. Nëse Edi Rama me Koço Kokëdhimën, meqë kanë shkuar të dy bashkë në Vlorë, nuk e bëjnë Vlorën 8 me 4 për opozitën, do të jenë humbësit moralë të këtyre zgjedhjeve edhe nëse marrin pushtetin. Një gjë e them me siguri: Ai nuk bën punë, por prish punë, nëse tashmë na shfaqet si udhëheqës kombëtar, si një prurje e re që do ndriçojë opozitën dhe opozitarizmin në këtë prag ndërrimi pushteti. Ta kalojë këtë fushatë nga Qeparoi në Delvinë dhe jo nga TV Klani tek çdo altoparlant i Berishës. Nuk di nëse opozita ka një strategji të daljeve publike të deputetëve të saj, por nuk do të dëshiroja që Kokëdhima të ndjekë axhendën e Berishës, për tu kthyer në problem kombëtar të opozitës
Duket një këshillë e mirë. Por përgjigja e Kokëdhimës ishte barazimi i Bazes me Berishën dhe një tani nuk kam kohë, flasim pas 23 qershorit, një shprehje megallomane më shumë se një kërcënim, autorësinë e së cilës Kokëdhima, e mohoi.
Refreni: Se kam bërë unë
Thonë se pasi Baze publikoi lajmin e mesazhit, ka patur një telefonatë të shqetësuar të Ramës drejt Kokëdhimës dhe ky i fundit ka hequr autorësinë nga vetja. Se kam bërë unë ka thënë duke shtuar që mesazhin e ka dërguar një djalë që merret me fushatën e tij elektorale.
Kjo se kam bërë unë është përsëritur mbi dhjetë herë më pas në intervistën me Blendi Fevziun në Tv Klan. I shpërqëndruar që në fillim nga pyetjet ngacmuese të Fevziut, Kokëdhima vishte e zhvishte herë kostumin e politikanit e herë atë të biznesmenit, duke i grisur në fund të dy.
Se kam bërë unë, pyesni redaktorët tha për një kopertinë të Shekullit e cila me ligësi shfaqej në sfondin e studios së Fevziut herë pas here. Është kopertina e njoftimit nga Shekulli të një letre të Ambasadës Amerikane ku kjo e fundit shkruante se ndërpriste marrëdhëniet me gazetën për shkak të një shkrimi të gazetarit Ilir Yzeiri. Fjala kinezëri ishte marrë me sfond racist. Gjithcka ishte një keqkuptim që u sqarua në 24 orët e mëpasme dhe raportet mes Shekullit dhe Ambasadës u rivendosën thuajse menjëherë me ftesa të dyanshme dhe miqësore. Mund të thoshte këtë të vërtetë të thjeshtë, por Kokëdhima ra në grackë duke vijuar me atë se kam bërë unë derisa detyroi ambasadorin amerikan të dërgonte vetë një mesazh qetësues në celularin e Fevziut.
Se kam bërë unë tha edhe për taksat e papaguara në Bashki duke e adresuar intervistuesin tek ata që i kanë kompanitë blerë pas meje. Se kam bërë unë ishte përgjigja per gabimet ne ndertime, ne ura tavane shkollash etj.. Se kam bërë unë ishte përgjigja shmangëse për çdo pyetje ng
