VIDEO LAJM/ Këta janë vërtet policë të guximshëm (shihi pak Muli)
Këta oficerë policie treguan qartë se sa larg mund të shkojnë për të bërë mirë punën e tyre.
Në një video, që duket sikur është sekuencë e filmave aksion në Hollivud, policia braziliane përplaset me një aeroplan të vogël, që po tenton të largohet i mbushur me mbi 100 kilogram kokainë në bord.
Policia federale në Santa Vitoria filmoi këtë ndjekje dramatike duke përdorur kamerën në bord.
Pasi arritën të ndalojnë aeroplanin, pesë persona u arrestuan.
Edhe në vitin 2011, policia braziliane ndaloi një aeroplan të trafikantëve në mënyrë të ngjashme./ep