E Diel, 1 Nëntor 2026

Përballjet PD- PS në Tiranë, Kastriot Islami dhe Halim Kosova kundër Pandeli Majkos në njësinë 5

pd-psDy partitë e mëdha kanë vendosur se cilët do jenë kandidatët e tyre në zona të ndryshme në kryeqytet.

Gazeta Panorama sjell këto përballje.

Deri më tani duket se përballja më interesante do jetë në njësinë numër 5, që njihet edhe si një bastion i së majtës.

PS ka vendosur aty Pandeli Majkon, që edhe udhëheq listën e qarkut të Tiranës.

Ndërkohë përballë ai do ketë ish- socialistin Kastriot Islami dhe ministrin aktual të Shëndetësisë, Halim Kosova.

Në njësinë numër 6 përballë do jenë Sajmir Tahiri me Edi Palokën.

Në njësinë numër 11 do jenë përballë Visar Zhiti me Rakip Sulin.

Komunat do përballin Keltis Krujën me Xhemal Qefalinë dhe Artan Gaçin.

Betejën në Kamzë dhe Paskuqan do e zhvillojnë Asllan Dogjani dhe Myqerem Tafaj, ndërsa për PS do garojë Pjerin Ndreu./ep

listat

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›