Berisha ne Elbasan inaguron investimet

Kryeministri Sali Berisha me turin e tij “Shqiperia po Ndryshon”, ndaloi ne 3 komuna te Rrethit te Elbasanit, ku u inaguruan tre investime ne infrastrukture dhe arsim, per te treguar vemendjen e qeverise per zhvillimin jo vetem te qyteteve, por edhe te fshatrave.
“Ne tre vjet ne kemi investuar per zhvillimin rural te Shqiperise rreth 1.2 miliarde dollare, kemi asfaltuar 1600 km rruge, kemi ndertuar mbi 460 ujesjelles dhe nuk do te ndalemi deri ne fund te kompletimit te kesaj infrastrukture”, u shpreh shefi i qeverise.
Ne Bradashesh, ku inaguroi nje shkolle te re 9 vjecare, kryeministri, duke renditur perpjekjet e qeverise per modernizimin e arsimit dhe rritjen e pagave te arsimtareve, replikoi ne distance me kundershtarin e tij politik, Edi Rama per politikat e arsimit. “Kryetari i Partise Socialiste, deklaroi se hapja e dyerve te universiteteve qenka nje hap per shnderrimin e tyre ne rezervat te te papuneve. Le t’i themi ketij zoterie se midis Kristoforidhit dhe Haxhi Qamilit, t’i po zgjedh Haxhi Qamilin ndersa ne po zgjedhim Kristoforidhin”, tha Berisha.
Kryeministri i beri edhe akuza direkte personale kreut te opozites, kete here nga pozizioni i kryetarit te Bashkise se Tiranes, duke rihapur ceshtjen e ndertimit te shkollave ne kryeqyet. Pjese e turit “Shqiperia po Ndryshon”, ishte edhe inagurimi ne qytetin e Elbasanit per rikonstruksionin e plote te Universitetit “Aleksander Xhuvani”, ku kryeministri Berisha premtoi dyfishimin e investimeve per arsimin ne kater vitet e ardhshem, nese ai do te fitoje nje mandat te dyte.