E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët: Kriza financiare ndikim indirekt tek ne

Qytetaret kanë mendime të ndryshme mbi ndikimin e krizës financiare ndërkombëtare në vendin tonë. Për një pjese te tyre efektet janë të pashmangshme, për shkak te lidhjes se ekonomisë shqiptare me vendet e tjera. 

TIRANE- Ndikimi i krizës financiare në vendin tonë perceptohet në mënyra të ndryshme nga qytetarët. Një pjesë e tyre mendojnë se efektet e krizës do të jenë të pashmangshme për ekonominë tonë, ndërsa pjesa tjetër janë optimistë dhe besojnë se vendi është I imunizuar nga pasojat.
Banka e Shqipërisë dhe qeveria kanë dhënë garancitë se ekonomia e vendit nuk preket nga kriza financiare botërore, pasi sistemi bankar ne Shqipëri funksionon normalisht. Por sipas tyre, efektet mund të ndihen indirekt, nga ngadalësimi I ekonomive në vendet fqinjë, çka do të shoqërohet me ulje të të ardhurave nga emigrantët dhe me pakësim të investimeve të huaja. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›