Legalizimet, gati 6 mije leje ne nentor

Drejtuesit e Agjencise se Legalizimeve, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave Informale kane garantuar se ky proces i "berjes me letra" te ketyre pronave do te filloje ne fund te ketij muaji dhe do te behet i perditshem deri ne finalizimin e tij.
Qellimi, sipas tyre, eshte qe legalizimi i ketyre pasurive jashte skemes te mbyllet brenda qershorit 2009, pra perpara dates se zgjedhjeve elektorale te radhes, qe do te percaktojne edhe partine politike, qe do te jete ne pushtet, deri me 2013-en.
Nendrejtori i Pergjithshem i ALUIZNI-t, Ferdinand Shehu, deklaroi dje se "kemi 6 mije pasuri, qe i kemi kaluar per kalim pronesie, ndersa çdo jave do te kete dosje dhe pergatitje te vendimeve te Keshillit te Ministrave per kalim pronesie", duke shtuar se "tashme i gjithe sistemi i punimit te te dhenave, i azhornimit ne terren, i pergatitjes se dosjes, ka hyre ne ciklin e vet te punes".
Numri dy i Agjencise se Legalizimeve ka bere te ditur edhe kohen se kur do te filloje ky proces, i cili mban pezull frymen e me shume se 350 mije familjeve shqiptare.