Kriza financiare rrit blerjet në pasuritë e patundshme
Agjentët imobiliarë shpjegojnë se janë rritur blerjet e shtëpive dhe dyqaneve. Sipas tyre, një pjesë e qytetarëve, të trembur nga kriza financiare ndërkombëtare kanë tërhequr paratë nga bankat dhe i kanë investuar në tregun e pasurive të patundshme.
TIRANE- Të trembur nga kriza financiare ndërkombëtare, një pjesë e qytetarëve kanë gjetur mënyra të reja për investimin e kursimeve të tyre, duke iu drejtuar tregut të pasurive të patundshme. Agjentët imobiliarë bëjnë të ditur se në këtë periudhë janë rritur blerjet e banesave dhe dyqaneve.
Agjentët imobiliarë shpjegojnë se tregu i pasurive të patundshme në Shqipëri është I stabilizuar, ndërsa çmimet kanë vijuar ecurinë e tyre normale, në varësi të kërkesë-ofertës.
Krejt ndryshe nga Shqipëria, paraqitet tregu i pasurive të patundshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë. Qeveria e Bushit ka vendosur që 50 miliardë dollarë nga plani I shpëtimit të shkojnë si ndihmë për qytetarët që kanë marrë kredi për të blerë shtëpi. (a.r/news24/balkanweb)