Kolegji vendos: Gjykata e Apelit do rinumërojë 15 kutitë e Qarkut të Kukësit
TIRANË- Kolegji Zgjedhor vendosi sot rinumërimin e 15 kutive sa i takon Qarkut të Kukësit, ku LSI pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti i fituar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.
Në bazë të vendimit rinumërimi i votave do të bëhet nga Gjykata e Apelit dhe jo në KQZ.
Kolegjit Zgjedhor kryesuar nga Valbon Çekrezi i janë dashur më shumë se 3 orë për të arritur në këtë vendim, pasi administroi provat e paraqitura nga ekspertët, Ardian Pollo (LSI) dhe Zamir Hoxha (PD)
Sa i takon kutive të votimit, ato duhet të dorëzohen brenda datës 27 gusht në Gjykatën e Apelit.
PD, KASO: VENDIMI I NDËRMJETËM, JEMI TË BINDUR PËR FITOREN
Ora 19: 59 Eksperti ligjor i PD-së në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kolegjit Zgjedhor teksa theksoi se vendimi është i ndërmjetëm dhe jo përfundimtar u shpreh i bindur për fitoren e demokratëve në këtë qark.
“Nuk mundet të komentojmë në përgjithësi për këtë proces se është vendim i ndërmjetëm dhe është në vijim. C’ka mund të them është që nuk shqetësohemi pasi jemi të bindur për pastërtinë e fitores sonë në Kukës. Ajo që prisnim ishte i njëjti standard që Kolegji duhet ta bënte dhe në qarqe të tjera si p.sh në Fier. E kemi konsideruar që në krye të herës këtë proces si një proces ankimor strategjik në vazhdën e atyre vendimeve që vonojnë shpalljen ne rezultatit zgjedhor dhe përbaltjen e rezultatit të Kukësit. Nga eksperienca të mëparshme Kolegjit i është dashur dhe kohë më gjatë, ankimi i LSI është strategjik. Ashtu si dhe ai i PS për qarkun e Shkodrës, që pas përfundimit të rinumërimit dhe vlerësimit të votave dhe pas evidentimit të PS si kamponin e vjedhjes ë votave kur u pa se nuk kishte ndryshim rezultati u tërhoq nga animimi. Sa i takon administrimit të provave ka pasur standard të dyfishtë”, theksoi Kaso.
KQZ NIS SHQYRTIMIN E KERKESES ANKIMORE TE LSI
Ora 14:45 Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim mesditën e sotme kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Kukësit, ku kjo forcë politike pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti të fituar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.
Bëhet fjalë për një ekspertim të kryer në pamjet filmike gjatë procesit në numërimit të votave në 15 kuti. Si provë më të fortë, LSI paraqiti pamjet filmike të 15 qendrave të votimit në qarkun e Kukësit, ku tregohej mospërputhja e numrit të votave me rezultatin e tabelave përmbledhëse.
Eksperti i LSI-së, Ardian Pollo deklaroi para anëtarëve të Kolegjit se nga pamjet filmime dallohet qartë për kë është votuar pasi 3 sekondat që fleta e votimit qëndron në monitor e vërteton këtë fakt qartë.
Ndërkohë, ai është kundërshtuar nga eksperti i PD-së, Zamir Hoxha i cili tha se në pamje filmime nuk dallohet numri i Qendrës së Votimit, ndaj pretendimi i LSI bie.
PS TËRHIQET NGA SHKODRA, KËRKON RIVOTIM NË QARKUN E LEZHËS
Ora 13:30 Kolegji Zgjedhor mori sot në shqyrtim ankesën e PS-së për pavlefshmërinë e rinumërimit në qarkun Shkoder, por PS mësohet se është tërhequr nga ky ankimim, pasi edhe nga rinumërimi nuk pati ndryshim mandate, në favor të PR.
Relatorja Gjinovefa Gaba vendosi të pranojë ankimimin e PS. Por përfaqësuesi ligjor i PS, Koli Bele është tërhequr duke e cilësuar vazhdimin e çështjes, si një proces të kotë që zgjat proceduarat.
"Lidhur me kërkesën e qarkut Shkodër, procesi i numërimit atje tashmë është cështje fakti, pretendimet absurde që e iniciuan këtë proces dhe paligjshmëria nga ana e KQZ janë të konsumuara. Procesi tregoi që ato pretendime nuk qendronin dhe ishte e panevojshme të investohej Kolegji Zgjedhor më tej për këtë çështje, në një kohë që nuk ka ndryshim rezultati në Shkodër, ashtu si në asnjë qark tjetër të Shqipërisë", tha ai.
Ndërkohë, Bele bën me dije se PS ka depozituar sot në Kolegj një tjetër ankimim, ku kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultatit për qarkun e Lezhës, pra kërkon përsëritjen e procesit të votimit në këtë qark.
“Lidhur me cështjen e Lezhës, PS ka pretenduar se shkeljet kanë qënë të tilla sa shkaktojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve, me pasojë përsëritjen e zgjedhjeve. Për këtë gjë kemi depozituar një kërkesë padi. Jemi në pritje të gjykimit të kësaj çështje”, tha Bele.
KOLEGJI SHQYRTON SOT ANKIMIMET E PS DHE LSI
Ora 10:47- Kolegji zgjedhor do të marrë sot një vendim për kërkesat ankimore të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Shkodrës dhe për qarkun e Kukësit.
Kolegji shtyu dy ditë më parë ankimimin e PS-së për Shkodrën, pas kërkesës së Partisë Republikane, duke vendosur për shqyrtimin me themel të çështjes ditën e sotme. PS, në ankesën e saj, kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ-së për rinumërim të votave të qarkut Shkodër. Kjo e fundit përmbylli të enjten procesin e rinumërimit për gjithë ZAZ-të e këtij qarku, nga ku nuk u konstatuan parregullsi që të çonin në ndryshimin e raportit të mandateve.
Ndërsa dje, Kolegji shtyu për sot, vendimin për ankimin që Lëvizja Socialiste për Integrim bëri për rezultatin në qarkun e Kukësit, ku kjo forcë politike pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti të fituar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.
Relatori Valbon Çekrezi urdhëroi sekretarinë që të marrë nga dy ekspertët Ardian Pollo (LSI) dhe Zamir Hoxha (PD) aktet e ekspertimit dhe t’ua vërë ne dispozicion palëve.

LSI pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut Kukës, ndërsa asaj i duhet vetëm 15 vota për të marrë një mandat në këtë qark. Nga ana tjetër LSI pretendon se ka 155 vota më shumë në Qarkun e Kukësit. Fillimisht u fol për një ndarje mandatesh dy me dy mes koalicionit të djathtë dhe atij të majtë. KQZ më pas korrigjoi tabelat dhe e ndryshoi rezultatit 3 me 1 në favor të Partisë Demokratike.
(m.a/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vorpsi: Rama mbron mandatet e vjedhura, PD e vendosur për transparencë KQZ: Hetimi për Lezhën dhe Shkodrën i shërbeu transparencës