E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Të përsëriten zgjedhjet në Lezhë. Kolegji: Rinumërim 15 kutive në Kukës

kolegjiiiTiranë- Partia Socialiste ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor një kërkesë-padi përmes së cilës kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. Sipas juristit të Partisë Socialiste Koli Bele, ka shkelje të tilla që shkaktojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve me pasojë përsëritjen e procesit.

Partia Socialiste ka kërkuar pavlefshmëri në 6 qendra votimi në qarkun e Lezhës. Në 4 prej tyre sipas PS-së, shkak është intimidimi i zgjedhësve si pasojë e vrasjes në qytetin e Laçit ditën e votimit. Ndërsa në dy të tjera rezulton se kanë votuar emigrantë që në të vërtetë nuk gjendeshin në Shqipëri në ditën e zgjedhjeve. Ndërkohë që socialistët janë në pritje të gjykimit për përsëritjen e zgjedhjeve në Lezhë, Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë kërkesën e bërë po sot nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Koli Bele për ndërprerjen e hetimit të qarkut të Shkodrës që pas rinumërimit të KQZ-së nuk pati asnjë ndryshim të rezultatit.

Pas krahasimit të tabelave të rezultateve të KZA-ve, të cilat doli se ishin të falsifikuara, KQZ-ja vendosi se deputeti i katërt i takonte të djathtës dhe jo të majtës, duke e përmbyllur rezultatin në 4-3 për koalicionin e djathtë nga 4-3 për të majtën siç ishte rezutati paraprak. Me ketë mandat e majta siguronte numrin kushtetues të mandateve, që do të thotë se mund të bënte edhe ndryshimet kushtetuese pa patur nevojën e votave të koalicinit të djathtë. Por tashmë me kalimin e këtij mandati, kjo mazhornacë tkurret poshtë këtij kufiri dhe duket se me përsëritjen e zgjedhjeve, PS-ja kërkon të kapë pikërisht këtë kufi.

Kukësi, Kloegji Zgjedhor vendos hapjen e 15 kutive të votimit

Ndërkohë sot Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranojë kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Kukësin dhe vendosi që të rinumërohen 15 kutitë e votimit në KZAZ nr.9 në këtë qark. Në sajë të vendimit, rinumërimi i votave do të bëhet në Gjykatën e Apelit dhe jo në KQZ, në këtë mënyrë është urdhëruar që ky institucon brenda ditës së nesërme të dorëzojë kutitë e votimit.

Në një deklaratë për mediat eksperti ligjor i PD-së, Ivi Kaso, u shpreh i pashqetësuar për këtë vendim, duke thënë se fitorja në këtë qark është e sigurt.

Nuk mundet të komentojmë në përgjithësi për këtë proces se është vendim i ndërmjetëm dhe është në vijim. Cka mund të them është që nuk shqetësohemi pasi jemi të bindur për pastërtinë e fitores sonë në Kukës. Ajo që prisnim ishte i njëjti standard që Kolegji duhet ta bënte dhe në qarqe të tjera si p.sh në Fier. E kemi konsideruar që në krye të herës këtë proces si një proces ankimor strategjik në vazhdën e atyre vendimeve që vonojnë shpalljen ne rezultatit zgjedhor dhe përbaltjen e rezultatit të Kukësit. Nga eksperienca të mëparshme Kolegjit i është dashur dhe kohë më gjatë, ankimi i LSI është strategjik. Ashtu si dhe ai i PS për qarkun e Shkodrës, që pas përfundimit të rinumërimit dhe vlerësimit të votave dhe pas evidentimit të PS si kamponin e vjedhjes ë votave kur u pa se nuk kishte ndryshim rezultati u tërhoq nga animimi. Sa i takon administrimit të provave ka pasur standard të dyfishtë,- tha ai.

Dje, Kolegji shtyu për sot, vendimin për ankimin që Lëvizja Socialiste për Integrim bëri për rezultatin në qarkun e Kukësit, ku kjo forcë politike pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti të fituar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.

Sekretaria mori nga dy ekspertët Ardian Pollo (LSI) dhe Zamir Hoxha (PD) aktet e ekspertimit dhe tua vërë ne dispozicion palëve. Ekspertim i kryer në pamjet filmike gjatë procesit në numërimit të votave në 15 kuti. Si provë më të fortë, LSI paraqiti pamjet filmike të 15 qendrave të votimit në qarkun e Kukësit, ku tregohej mospërputhja e numrit të votave me rezultatin e tabelave përmbledhëse.

LSI pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut Kukës, ndërsa asaj i duhet vetëm 150 vota për të marrë një mandat në këtë qark. Nga ana tjetër LSI pretendon se ka 155 vota më shumë në Qarkun e Kukësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›