E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti shqiptar ne Greqi dhe minoriteti grek ne Shqiperi ura te forta lidhese

19-09-2010 / Gazeta 55

Haxhinasto - Zeppos

Sekretari i Pergjithshem i ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise Yannis Alexis Zeppos eshte pritur gjithashtu ne nje takim nga kryediplomati shqiptar Edmond Haxhinasto. Tematika dhe kryefjala e bisedimeve te gjata ishin marredheniet e partneritetit te ngushte mes Shqiperise dhe Greqise dhe mbeshtetja per integrimin e Shqiperise dhe te vendeve te rajonit ne Bashkimin Europian.
Dy bashkebiseduesit vleresuan nivelin shume te mire te marredhenieve shqiptaro-greke qe karakterizohen nga nje trend i shkelqyer i dialogut politik dhe bashkepunimit te gjithanshem ne te gjithe fushat me interes te ndersjelle.
Ministri Haxhinasto e vuri theksin te tradita e konsoliduar e marredhenieve te gjithanshme mes dy vendeve tona qe bazohet ne nje game te gjere interesash te perbashketa e shumeplaneshe. Ai falenderoi me kete rast qeverine greke per mbeshtetjen e dhene ne drejtim te procesit te liberalizimit te vizave dhe te integrimit te Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ne familjen evropiane.
Nga ana e tij Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme greke siguroi ne vazhdimesi per mbeshtetjen e plote te Qeverise greke ne kuader te permbushjes se axhendes evropiane te Shqiperise.
Duke nenvizuar klimen teper pozitive te krijuar ne marredheniet mes dy vendeve dy bashkebiseduesit vecuan rolin e komunitetit shqiptar qe jeton dhe punon ne Greqi si dhe te minoritetit grek ne Shqiperi si ura te forta lidhese per fuqizimin e metejshem te frymes se miqesise dhe te prosperitetit midis dy popujve dhe vendeve tona.
Me kete rast ata ndane mendimin se dy qeverite shoqerite civile te dy vendeve si dhe opinioni mediatik duhet te punojne bashkerisht per te menjanuar e dekurajuar cdo retorike manipuluese e me ngarkese nacionaliste qe nuk pasqyrojne kuadrin e shkelqyer te marredhenieve shqiptaro greke dhe mund te cenoje perceptimin publik te ketyre marredhenieve. Ne mbyllje te takimit Zeppos ne emer te ministrit te Puneve te Jashtme te Republikes se Greqise Dimitris Droutsas e uroi ministrin Haxhinasto me rastin e marrjes se detyres se re.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›