Berisha në Fier: Energjia e rinovueshme mbetet prioritet

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot në Fier linjën e tensionit të lartë 220 kv Tiranë-Elbasan-Fier.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka theksuar sërish se prioritet për qeverinë mbetet energjia e rinovueshme ndërsa ka sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama duke theksuar se ai është kundër projekteve të mëdha për zhvillimin e vendit
"Energjia e rinovueshme e pastër dhe e shëndetshme. Kjo platformë nuk gjen mbështetje nga opozita. Sekretari i Edi Ramës dhe vetë ai janë shprehur kundër projekteve të mëdha. Por ne do të vijojmë me zhvillimin e vendit. Ne, ujin erën, diellin do t`i shndërrojmë në vlera për Shqipërinë një superfuqi energjitike” ka theksuar Berisha.
Sipas tij vetëm 2 vitet e fundit u investua 240 milionë euro për energjinë duke ndërtuar 46 HEC-e ndërsa qindra të tjerë presin të hyjnë në punë.