E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha fsheh vendimet, nuk publikohen në Fletoren Zyrtare

Share

Dhjetëra vendime të qeverisë mbeten të panjohura për publikun, edhe pse kjo është shkelje e rëndë ligjore. Në fakt janë vendime të qeverisë për lobime, koncerte, festime e kontrata të dyshimta

Qeveria shqiptare i ka fshehur publikut për vitin e shkuar 112 Vendime të Këshillit të Ministrave të marra gjatë vitit të kaluar, kur ajo ka miratuar të paktën 1081 VKM. Në Fletoret Zyrtare të vitit 2010 gjenden të botuar vetëm 821 VKM, ndërsa u identifikuan 25 VKM standarde të nxjerra gjatë 2010-ës, të cilat gjenden online, por jo edhe në Fletoret Zyrtare. Në faqen zyrtare të KM u gjetën edhe 58 VKM që miratojnë në parim marrëveshje, prej të cilave, 4 janë të botuara në Fletoret Zyrtare, kurse 54 të tjera jo. Në Fletoret Zyrtare të 2010-ës gjenden të botuara 17 VKM për miratim në parim të marrëveshjeve. Këto janë konkluzionet e Raportit për vitin 2010 të përgatitur nga qendra për Çështje të Informimit Publik (ÇIP). Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2010 nuk janë botuar në Fletoret Zyrtare të paktën 25 VKM (me natyrë përfundimtare) nga të paktën 71 VKM për miratim në parim, 17 janë dërguar për botim në Fletore Zyrtare 2010. Këto akte të tjera mund të jenë ose VKM që i miratojnë përfundimisht VKM-të për miratim në parim, kur kjo është kompetencë e vetë Qeverisë, ose VKM që propozojnë projektligje për ratifikimin e tyre në Kuvend, kur kjo është kompetencë e Kuvendit (neni 121/1 i

Kushtetutës).

Në faqen e Këshillit të Ministrave gjenden të publikuara 695 VKM për propozim projektligji, të cilat si rregull nuk dërgohen për botim në Fletore Zyrtare, pasi ato nuk kanë natyrë përfundimtare; ato thjesht i hapin rrugën Kuvendit për të thënë fjalën e vet. Sipas studimit të ÇIP rezulton se nga totali prej 1081 VKM të nxjerra gjatë 2010-ës, vetëm 969 janë të identifikueshme si titull dhe si përmbajtje. Këtu përfshihen 821 VKM të botuara në Fletoret Zyrtare, 25 VKM standarde që janë në faqen zyrtare të qeverisë, por jo në Fletoret Zyrtare, 54 VKM “për miratim në parim”, të cilat janë gjithashtu në faqen zyrtare të qeverisë, por jo në Fletoret Zyrtare 2010 si dhe 69 VKM “për propozim projektligji”, të cilat, janë gjithashtu në faqen zyrtare, por nuk janë objekt botimi në Fletore Zyrtare.

Sipas studimit të ÇIP, ku 112 VKM “i mungojnë apelit” të VKM-ve që kaloi qeveria, ka tre mundësi teorike së çfarë mund të jenë këto që nuk gjenden të botuara as në faqen e Këshillit të Ministrave e as në Fletoret Zyrtare 2010. Ato mund të jenë: ose të gjitha VKM sekret; ose të gjitha VKM jo-sekret (VKM standarte, miratime në parim apo propozim projektligji); ose një kombinim i VKM-ve sekret dhe atyre jo-sekret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›