Berisha në Francë, merr pjesë në kongresin e PPE-së
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha u nis sot për një vizitë në Francë. Zyra për shtyp e Kryeministrisë bëri të ditur se gjatë kësaj vizite, shefi i qeverisë do të marrë pjesë në punimet e Kongresit e XX të PPE-së, i cili do të zhvillohet në Marsejë, në datat 7 dhe 8 dhjetor.
Mësohet se gjatë kësaj vizite, kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me homologun e tij francez Francoise Fillon. Kongresi i XX i PPE-së do të diskutojë mbi situatën ekonomike në Evropë dhe çështjen e një forcimi politik dhe integrimi të mëtejshëm ekonomik, fiskal e social, si një përgjigje ndaj krizës ekonomike në eurozonë.
Kryeministri do t’i drejtohet me një fjalë Kongresit, në ditën e parë të punimeve të tij. Ndërkohë, gjatë ditës së dytë të Kongresit, kryeministri Berisha do të marrë pjesë në samitin e kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave të PPE-së, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian.
Shefi i qeverisë gjithashtu do të takojë ministrin francez për Energjetikën, Eric Besson, si dhe do të vizitojë ekspozitën “Faqet e arta të fotografisë shqiptare”, e çelur në Paris, në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë.
(er.nu/BalkanWeb)