E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti, diagnozë e hershme dhe integrim social për të miturit që nuk dëgjojnë

TIRANË- Fëmijët që vuajnë mungesën e dëgjimit falë kujdesit të ministrisë së Shëndetësisë dhe Kooperacionit italian për Zhvillim do kenë një mbështetje më të madhe. Në sajë të projektit “Diagnozë e hershme dhe integrim social për të miturit që nuk dëgjojnë në Shqipëri”, ditën e enjte me datë 8 dhjetor do të organizohet një takim mes ministrisë së Shëndetësisë dhe entit ekzekutues të këtij projektit.

Takimi do të zhvillohjet në ambientet e Hotelin Mondial në Tiranë, me pjesmarrjen e ambasadorit italian në Shqipëri Sh.T. Massimo Gaiani, e Ministrit te Shëndetësisë Petrit Vasili , , drejtorit të Kooperacionit italian në Tiranë, Dott. Aldo Sicignano dhe e përfaqesuesve të tjerë të lartë të ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës.

Aktiviteti në fjalë është një akt formal për dorëzimin e punës nga enti ekzekutues i projektit të autoritetet kombëtare dhe një rast për paraqitjen e disa prej rezultateve më të rëndësishme të arritura nga projekti në këta tre vjet që ai operon në Shqipëri.

Projekti “Diagnoze e hershme dhe integrim social për të miturit që nuk dëgjojnë në Shqipëri” ka kontribuar në pajisjen me teknika të fjalës së fundit të strukturave shtetërore kompetente, ka zhvilluar aktivitete trajnimi të personelit lokal të specializuar në logopedi dhe rehabilitim pranë Institutit për personat që nuk dëgjojnë në Tiranë dhe pranë Qendrës Kombëtare për “Mirëqënien, Zhvillimin dhe Rehabilitimin e Fëmijëve”.

“Projekti Diagnozë e hershme dhe integrim social për të miturit që nuk dëgjojnë në Shqipëri” realizohet nga OJQ MAGIS (Lëvizja dhe Aksioni i Jezuitëve italianë për Zhvillim) me bashkëfinancimin e Kooperacionit italian për Zhvillim.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›