E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër rinis puna në minierën e Bulqizës

Pas shumë javësh ndërprerje, më në fund minatorët e Bulqizës rikthehen në punë. Nesër në mëngjes, 700 minatorët e kësaj miniere pritet që të rifillojnë punën pas vendimit të marrë nga Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave, AKPN-ja dhe METE pas inspektimit të bërë sot në galeritë e minierës.

Një ditë më parë RISHM-i dhe AKPN-ja kanë paraqitur projektet e tyre në ministrinë e ekonomisë, ndërsa gjatë ditës së sotme ata kanë bërë shqyrtimin e zonave nëse janë të gatshme për të filluar punën, apo jo.
 

Sipas përfaqësuesve të RISHM-it puna pritet të rinisë shumë shpejt, por vetëm në nivelin e 12-të, 13, 14 dhe 15-të. I gjithë procesi i punës është ndërprerë pas shpërthimit që ndodhi në muajin tetor në një prej galerive të Bulqizës, ku mbeti i vdekur minatori Naim Shyti, ndërsa 8 të tjerë morën plagë të lehta në trup.
 

Një shkëndijë zjarri sipas specialistëve dhe hetuesve është bërë shkak për këtë shpërthim që mori jetën e një personi dhe rrezikoi edhe jetën e shumë të tjerëve. Për të parandaluar fatkeqësi të tjera, u bë edhe pezullimi i punës me qëllim seleksionimin e fronteve që paraqesin ose jo rrezikshëmri të lartë për jetën e punonjësve.

Shpërthimi ndodhi në galeritë që administroheshin nga kompania koncesionare ACR dhe për këtë firma u gjobit me një shumë parash.
Po ashtu pak ditë më vonë, një tjetër minator mbeti i vdekur nën gërmadhat e një masivi gurësh, i cili po tentonte të nxirrte krom në mënyrë private në një galeri të braktisur.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›