E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Gjirokastër, përuron rrugën që të çon në Antigone

Kryeministri Berisha ndodhet sot në Gjirokastër ku ka vijuar me përurimin e rrugëve. Kreu i qeverisë ka përuruar përfundimin e punimeve të aksit rrugor që të çon në Antigone, pikë turistike e qytetit jugor.
 

Gjatë takimit me banorët e zonës, Berisha u shpreh se trashëgimnia kulturore e vendit do të vizitohet nga e gjithë bota.
 

Ai nënvizoi faktin se Antigonea është një nga trashëgimnitë më të çmuara të vendit ndërsa premtoi se do të shtohen gërmimet në qytetin antik.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›