E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui: Qytetarët janë pika kyçe e integrimit në BE

Etore Sekui

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Etore Sekui është shprehur se qytetarët e Shqipërisë duhet të kuptojë drejtë impaktin e integrimit në BE.

Sekui bërë këtë deklaratë gjatë promovimit të revistë EuroSpeak, e cila do të trajtojë çështjen e integrimit evropian.

Është përgjegjësi e jona që ne të tregojmë se pse në fakt është në interesin tonë dhe në interesin tuaj integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, tha ambasadori i BE-së në Tiranë.

Sekui theksoi se integrimi në BE mbi të gjitha është çështje e gjithë shoqërisë dhe jo vetëm e klasës politike, prandaj qytetarët duhet të informohen në lidhje me të drejtat dhe përfitimet që do të kenë nga ky proces.

Integrimi është një çështje për të gjithë shoqërinë në të gjithë tërësinë e saj. Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për reformat që duhet të ndërmerren. Qytetarët e informuar janë pika kyçe e suksesit të Shqipërisë për procesin e integrimit, u shpreh ai.

Sekui nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment mbi atë që përmban progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë. Ai tha se nesër do të dorëzojë nga një kopje të raportit për liderët politik të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›